19.7 C
Prizren
E shtunë, 21 Qershor, 2025

KESCO i propozon ZrRE-së që aplikimi i tarifave të reja të fillojë nga faturat e marsit

Kompania KESCO ka njoftuar se i ka dorëzuar propozimin në ZrRE që vendimi për hyrjen në fuqi të tarifave të reja të mos zbatohet nga data 9 shkurt 2022, por të nisë së zbatuari në ciklin e ardhshëm të faturimit.

Ky propozim ka ardhur si rezultat i vështirësive që të bëhet prerja e gjendjes së leximit në një ditë për të gjithë konsumatorët, njofton Klan Kosova.

“Ne synojmë që me këtë propozim të shmangim kofuzitetin e konsumatorëve në faturimin e këtij muaji duke zbatuar në të njëjtën faturë tarifat e deritanishme me tarifat e reja. Nëse ZRRE-ja do ta marrë për bazë këtë propozim, atëherë faturimi i tanishëm do të zbatohet me tarifat e vjetra për të gjithë konsumatorët”.

Pavarësisht kërkesës se lartë për energji elektrike në ketë muaj dimri, KESCO thotë se është e angazhuar të bartë kostot përkatëse, si lehtësim për konsumatorin.

Të njëjtën kohë, KESCO gjithashtu thotë se do të fillojë një fushatë masive për të këshilluar konsumatorët që si të përdorin pajisjet e tyre më së miri në mënyrë që ta përballojnë sa më lehtë periudhën e faturimit me tarifa të reja.

“KESCO mbetet kompani e përkushtuar që të jetë sa më pranë konsumatorit dhe të ofrojë shërbime sa më kualitative me kostot më të ulëta të mundshme. I gjithë ky mision arrihet më së lehti dhe më së miri me ndërtimin e partneritetit me konsumatorët. Bashkimi i forcave para sfidave të mëdha, si kjo e muajve të fundit që goditi krejt botën, veçanërisht Evropën, është obligim që e lehtëson përballimin e tyre nga secili. Pra, krejt bashkë ia dalim më së miri”.

Më Shumë

Malishevë: 600 euro kamatë në muaj për 3000 të huazuara

Një 33-vjeçar nga fshati Turjakë I Malishevës ka raportuar në polici se kishte marrë 3000 euro me kamatë mujore prej 20%, nga dy përsona...

Aktakuzë kundër katër personave për shitblerje të narkotikëve në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren të hënën ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj katër të pandehurve për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën...

Lajmet e Fundit