9.4 C
Prizren
E diel, 1 Mars, 2026

Ja si vdiq 56 vjeçari në Prizren, pas lojës së futbollit

 

Një person ka vdekur mesditën e së dielës, pasi i është përkeqësuar gjendja shëndetësore, pas një loje futbolli. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërkaq ende nuk dihen shkaqet e vdekjes, shkruan Gazeta Express

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Fitore Mehmeti-Sejrani, ka deklaruar për Express se viktima është rreth 56-vjeçar.

Mehmeti-Sejrani ka deklaruar se ende nuk dihen shkaqet e vdekjes, ndërkaq me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Referuar pyetjeve tuaja, ju njoftojmë se me datë 13.02.2022 një person i gjinisë mashkullore i moshës rreth 56 vjeçare, përderisa ishte duke luajtur futboll, i është keqësuar gjendja shëndetësore. Viktima është dërguar në Spitalin e Prizrenit, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë” dhe lidhur me këtë prokuroria ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), në Prishtinë, me qëllim të identifikimit të shkaktarit të vdekjes”, ka deklaruar Mehmeti-Sejrani.

Ndërkaq zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, ka deklaruar se pas përfundimit të lojës, viktima s’ishte ndier mirë.

“Pas përfundimit të lojës, ka hipur në automjetin e tij, i është përkeqësuar gjendja shëndetësore. Është dërguar në emergjencë”, ka deklaruar Gashi.

Për këtë rast ka njoftuar edhe policia në raportin 24 orësh.

“Vdekje e dyshimtë-Prizren, 13.02.2022 – 15:10. Raportohet se viktima mashkull kosovar përderisa ishte duke luajtur futboll, i është keqësuar gjendja shëndetësore. Viktima është dërguar në Spitalin e Prizrenit, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.  Me vendim të prokurorit, trupi i pa jete i viktimës dërgohet në IML për Obduksion”, ka bërë të ditur policia./

Më Shumë

Zihet në flagrancë duke vjedhur portofolin, arrestohet i dyshuari në Prizren

Është arrestuar një person në Prizren, pasi është kapur në flagrancë duke vjedhur portofolin e një personi në tregun e qytetit. I dyshuari me shtetësi...

Vdes një person në Prizren, dyshohet se u godit nga rryma derisa po punonte në një shtyllë elektrike

Një person ka vdekur në Prizren pasi dyshohet se derisa ishte duke punuar në një shtyllë elektrike, është goditur nga rryma dhe ka rënë...

Lajmet e Fundit