32.7 C
Prizren
E mërkurë, 2 Korrik, 2025

36 mijë e 804 persona në Kosovë marrin pensionin e veteranit të luftës

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e mirëqenies sociale për tremujorin e katërt të vitit 2021.

Sipas ASK-së, ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e ndihmës sociale, skema e pensioneve bazë të moshës, të pensioneve kontributpaguese të moshës, skemën e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara, skemën e pensioneve për personat paraplegjik dhe tetraplegjik, skemën për mbështetje materiale për familjet me fëmijë me aftësi të kufizuara të përhershme, skemën për pensionet familjare, skemën për pensionet invalidore, skemën e pensioneve për familjet e dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe veteranëve të luftës, skemën e pensioneve të Trepçës, skemën e pensioneve për Trupat Mbrojtëse të Kosovës, të Forcës së Sigurisë së Kosovës, skemën e kompensimeve për personat e verbër, të dhëna për numrin e fëmijëve të braktisur etj.

“Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se gjatë TM4 2021: nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 25 895 familje me gjithsej 102 904 anëtarë, dhe nga skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara kanë përfituar 2 460 familje. Ndërkaq, nga skemat pensionale rezulton se: nga skema e pensioneve bazë të moshës janë 141 162 përfitues; nga skema e pensioneve kontributpaguese të moshës janë 49 872 përfitues; nga skema për pensionet familjare janë 3 545 përfitues; nga skema për pensionet invalidore janë 68 përfitues; nga skema për pensionet e Trepçës janë 2 028 përfitues; nga skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës janë 1 223 përfitues; nga skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës janë 625 përfitues; nga skema e kompensimeve për personat e verbër janë 1 460 përfitues; nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara janë 18 903 përfitues; nga skema për pensionet e personave paraplegjik dhe tetraplegjik janë 2 662 përfitues; nga skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës janë 13 293 përfitues; dhe nga skema për veteranët e luftës janë 36 804 përfitues. Ndërsa nga skema e viktimave civile janë 1 023 përfitues”, thuhet në komunikatën e ASK-së.

ASK njofton se gjatë këtij tremujori janë braktisur 4 fëmijë.

Më Shumë

“Hidroregjioni Jugor” intensifikon masat për përmirësimin e rrjetit të ujësjellësit në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka nisur ndërmarrjen e një sërë masash konkrete për të përmirësuar gjendjen e rrjetit të ujësjellësit në komunën...

Vazhdojnë besnikërinë te Liria: Elshani dhe Susuri qëndrojnë në Prizren

Dy nga lojtarët më të rëndësishëm të Lirisë së Prizrenit, Egzon Elshani dhe Xhevat Susuri, kanë rinovuar kontratat dhe do të jenë pjesë e...

Lajmet e Fundit