Vazhdon puna në rilevimin e objekteve, terasave e rrethojave në Malishevë

Në kuadër të aktivitetit të Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, për matjen e zonave të rrugëve në Malishevës, edhe të premten sikurse ditëve tjera, ka vazhduar puna në rilevimin e objekteve, terasave dhe rrethojave përgjatë rrugëve kryesore në qytetin e Malishevës.

Drejtori i Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në Komunën e Malishevës, Bashkim Krasniqi, i cili bashkë me zyrtarët e drejtorisë, në përpikëri po e mbikëqyrë punën në verifikimin e pronës publike dhe matjet që janë duke u bërë.

“Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë po vazhdon punën në verifikimin e pronës publike komunale përgjatë rrugëve kryesore për të evidentuar të gjitha ndërtimet, rrethojat apo çfarëdo pengese tjetër e cila vërtetohet që është në zonën e rrugës dhe pronës publike. Ne i lusim të gjithë qytetarët që para çdo investimi të verifikojnë saktë kufirin e pronës së tyre private dhe asaj shtetërore”, ka deklaruar drejtori Krasniqi.

Po ashtu Krasniqi, ka thënë se puna në matjet e zonës së rrugëve, pritet të përfundoj brenda muajit mars, dhe më pas, do të vazhdohet me procedurat për uzurpimet pronës publike.

Më Shumë

Oborret e shkollave në Dragash kthehen në parkingje falas gjatë verës

Komuna e Dragashit ka marrë vendim që oborret e të gjitha shkollave në territorin e komunës të shfrytëzohen si parkingje pa pagesë gjatë sezonit...

Banorët nisin të mblidhen për protestë – Pacolli iu tha se do të diskutojë me ta për laurën në rrugën për në Prevallë

Disa qytetarë kanë nisur të mblidhen për të protestuar kundër vendosjes së laurës në rrugën Prizren–Prevallë. Në disa pamje të publikuara nga mediumi lokal, RTV...

Lajmet e Fundit