5.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Kurti: Kosova s’varet nga njohja e Serbisë, jemi serioz në dialog

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se pozicioni i Kosovës në raport me Serbinë, nuk ka qenë kurrë më i favorshëm se tash.

Në seancën ku po debatohet për dialogun me Serbinë, Kurti kërkoi nga deputetët të mos flasin për njohjen e ndërsjellt me të cilën përfundon procesi, pasi sipas tij, kjo është gabim, transmeton Klankosova.tv. Ai theksoi se Kosova nuk varet nga njohja e Serbisë.

“Pozicioni i Kosovës në raport me Serbinë s’ka qenë kurrë më i favorshëm se tash. E keni gati një vit pa asnjë koncesion. Prej kur ka filluar dialogu në vitin 2011 s’ka pasur vite pa koncesion e kompromise, e ky vit i kaluar është një vit në të cilin kishim rritje ekonomike 9.9 përqind, kishim luftim të krimit të korrupsionit, menaxhim të mirë të pandemisë, top në Ballkan dhe përkundër problemeve me Serbinë. Kemi dëshmuar se jo vetëm që Kosova është e suksesshme, por nuk është e varur nga njohja e Serbisë. Nuk e kemi shpallur pavarësinë që ta zëvendësojmë nga Serbia me varësi nga njohja e saj. Shteti i Kosovës dhe populli i saj janë të përcaktuar në rrugën evropiane dhe euroatlantike”.

“Kosova s’është me probleme, por ka probleme. Brenda e ka korrupsionin dhe në raport me Serbinë e ka mosnjohjen e Serbisë. Ju faleminderit për gatishmërinë që ta ndihmoni Qeverinë, një mënyrë shumë e qartë që ta ndihmoni është të mos flisni për njohjen e ndërsjellt me të cilën përfundon procesi apo marrëveshjen gjithëpërfshirëse e cila ka epilog njohjen, kjo është gabim. Na dëmtoni pozicionin negociator me këso konstatimesh. Prej vitit të kaluar nga ndodhur një zhvendosje teknike e raportit tonë me Serbinë në bisedime të Brukselit. S’është njohja më në fund, por në qendër, ka zhvendosje prej kohës në hapësire. Në qendër është njohja reciproke, jo në fund”.

“Vitin e kaluar është bërë ndryshimi, vitin e kaluar kemi zhvendosur nga koha te hapësira. Ju kisha lutur si kolegë që të më ndihmoni mos thoni njohja vjen në fund se i bëni dëm Kosovës, njohja është në qendër jo të përmbyllet procesi, njohja është në qendër. Ne jemi të pavarur, nuk është dialogu veç për neve, dialogu është për raportin tonë me Serbinë jo për Kosovën. Rezoluta e asamblesë së përgjitshme të kombeve të bashkuara nga vjeshta e vitit 2010 thotë që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është dialog mbi raportin, jo mbi qenien e statusin tonë, ajo është kryer. Gabimi i dialogut 10 vjeçar është diskutuar për çështjen dhe statusin unë, unë nuk dialogoj për këtë gjë. Dialog për statusin, raportin me Serbinë, jo për statusin e Kosovës. Dialog mbi statusin e raportit, jo mbi statusin”.

Mes tjerash, Kurti përmendi edhe një fjali të presidentit amerikan Joe Biden, të shkruar në letrën e dërguar kryeministrit gjatë janarit.

Ai poashtu tha se dialogu me Serbinë nuk është marrë kurrë më seriozisht se sa nga Qeveria Kurti.

“Biden thotë: Forcimi i sundimit të ligjit, mbrojtja e të drejtave të pakicave, forcimi i rritjes ekonomike dhe sigurimi i një marrëveshjeje të normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të përqëndruar në njohjen reciproke, jo në fund, jo në epilog. Jo në epilog, në qendër, kurrë më mos thoni në epilog se nganjëherë mund të na ndihmoni edhe duke mos folur. Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është dialog i cili kurrë s’është marrë më seriozisht se sa nga Qeveria jonë, duke mos e vënë veten tonë në pikëpyetje, përkundrazi duke provuar të zgjidhim raportin tonë me Serbinë. S’keni nevojë që për Kosovën ta ulni pazarin më poshtë se Bideni e Blinkeni, kurrë më mos thoni njohja reciproke vjen në fund apo është përmbyllëse. Ka pasur formulime më herët, bazohuni në këtë që e keni tani, ne jemi serioz në dialog. Në bisedime jemi shumë serioz, e trajtojmë me urgjencë çështjen e të pagjeturve dhe të zhdukurve me dhunë gjatë luftës, sepse familjet kanë më shumë ankth se pikëllim”, tha Kurti, transmeton Klankosova.tv.

Më Shumë

52 vite më parë Bekim Fehmiu vizitoi për herë të parë Shqipërinë

Më 21 prill 1972 aktori kosovar me famë botërore Bekim Fehmiu vizitonte për herë të parë Shqipërinë. Fehmiu lindi në Sarajevë më 1 qershor 1936...

Alarmojnë shkencëtarët: Moti në Evropë më i paqëndrueshmi, pritet krizë klimatike

Shkencëtarët për ndryshime klimatike kanë paralajmëruar se një krizë klimatike pritet të përfshijë Evropën në vazhdim. Ata thonë se temperaturat po rriten në mënyrë drastike,...

Lajmet e Fundit