Një i vdekur dhe 119 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë një person ka vdekur si pasojë e COVID-19 si dhe janë regjistruar 119 raste të reja.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 500 pacientë, teksa mbesin 2 mijë e 381 raste aktive.

Deri më tani në Kosovë janë administruar 1 milion e 812 mijë e 244 doza të vaksinave, ku me dozën e parë janë vaksinuar 899 mijë e 310 qytetarë, me dozën e dytë 815 mijë e 521, ndërsa dozën përforcuese e kanë marrë 97 mijë e 261 njerëz.

Më Shumë

Policia bastis një kafiteri në Prizren mbi dyshimin për narkotikë, gjen vetëm një pistoletë

Policia ka bastisur një kafiteri në Prizren ku dyshohej se nga aty shpërndaheshin narkotikë. Lokali është i dy vëllezërve. Sipas Policisë, përveç narkotikëve në lokal...

Restaurimi i shtëpisë së Vehbi Haxhiut në Prizren drejt përfundimit

Restaurimi i shtëpisë së Vehbi Haxhiut, një prej objekteve me vlera të veçanta në Qendrën Historike të Prizrenit, po shkon drejt përfundimit. Lajmin e ka...

Lajmet e Fundit