Kurti për SkyNews: Ballkani nuk është imun ndaj agresionit rus

Kryeministri i vendit, Albin Kurti sot në një intervistë për SkyNews ka folur për gjendjen në Ukrainë, ndërkaq theksoi se as Ballkan nuk është imun ndaj situatës atje.

Kurti, siç njofton Telegrafi theksoi se e njëjta situata si në Ukrainë, ka qenë edhe në pranverën e 1999 në Ballkan.

“Tashmë këtë e kemi parë edhe në Ballkan në pranverën e vitit 1999. Mbi 860 mijë qytetarë ishin larguar nga Kosova. Qindra masakra të ndodhura, mbi 12 mijë civilë të paarmatosur janë vrarë dhe rreth 20 mijë gra janë përdhunuar. Tashmë po e shohim agresionin rus në Ukrainë, ku secili lider është duke e dënuar. Tashmë jemi në përkrahje të popullit ukrainas për respektim të integritetit territorial”, tha ai, raporton Telegrafi.

Sipas tij, Ballkani nuk është imun nga gjendja në Ukrainë, sepse në Ballkan ka shtet që nuk kanë vendosur sanksione ndaj Federatës Ruse dhe nuk ka dënuar veprimin e Rusisë, e ky shtet është Serbia, fqinji i Kosovës.

“Kjo ka shumë lidhje me Rusinë, si kulturore dhe historike në një anë dhe ekonomike e ushtarake”, tha ai.

Më Shumë

Shpejtim Totaj, pjesë e Drinit të Bardhë edhe në sezonin e ardhshëm

KF Drini i Bardhë ka konfirmuar se Shpejtim Totaj do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës edhe në sezonin e ardhshëm, pasi palët...

Totaj raporton para qytetarëve për punën e gjashtëmujorit të parë të vitit 2026

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, do të organizojë takimin e parë publik me qytetarë për raportimin e punës së gjashtëmujorit të parë...

Lajmet e Fundit