Tragjedi: Vritet një familje pesëanëtarëshe në Ukrainë, përfshirë një foshnje

Të paktën 16 fëmijë ukrainas janë vrarë për shkak të luftës së Vladimir Putinit, ka deklaruar Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky.

Siç raporton mediumi “Standard.co.uk”, disa anëtarë të së njëjtës familje janë vrarë ndërsa forcat ruse vazhdojnë pushtimin brutal të Ukrainës.

Është raportuar se familja, duke përfshirë një foshnjë të vogël dhe një gjashtëvjeçare, u qëlluan ndërsa përpiqeshin të iknin nga qyteti jugor i Ukrainës, Kherson, vijon raportimi i Standard.co.uk.

Familja u shua gjatë kohës kur po përpiqeshin të largoheshin nga pushtimi.

 

Pas bombardimeve të zonave civile në të gjithë vendin, Ukraina tha se 45 fëmijë të tjerë janë plagosur. Të paktën 352 ukrainas u vranë.

Më Shumë

Zbulohen 12 kyçje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në Prizren

KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A. ka njoftuar se gjatë kësaj jave ekipet e Njësisë së Prizrenit kanë evidentuar dhe trajtuar 12 lidhje të paautorizuara në...

Mirëmbajtje në rrjet, KEDS paralajmëron ndërprerje të rrymës në disa zona të Prizrenit

KEDS ka njoftuar se sot do të realizojë punime të domosdoshme për sigurinë e sistemit, për çka do të ketë ndërprerje të planifikuara të...

Lajmet e Fundit