14.4 C
Prizren
E hënë, 19 Maj, 2025

800 euro me dyshe false, aktakuzë ndaj tre të dyshuarve në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj tre të pandehurve nën dyshimin se kanë kryer veprën penale të falsifikimit të parasë duke lëshuar në treg rreth 800 euro, nëpërmjet monedhave metalike të dy eurove.

Sipas aktakuzës, A.Th. më 11 qershor të vitit të shkuar në mëngjes kishte pranuar 284 monedha nga dy euro duke e ditur se janë false dhe pas kontrollit nga Policia iu gjetën në firmën në njërin prej tregjeve të Prizrenit. Aktakuza thekson se ai kishte në plan t’i lëshonte në treg monedhat false.

Ndërkaq, i akuzuari i dytë, B.M., në të njëjtën kohë kishte pranuar që t’i vinte në treg 63 monedha nga dy euro. Gjatë bastisjes atij iu gjetën 126 euro të falsifikuara.

Edhe te i akuzuari i tretë, L.K., ishin gjetur 50 monedha metalike false nga dy euro.

Në të tria rastet është vërtetuar përmes raportit të ekspertimit nga Agjencioni i Kosovës për Forenzikë se paratë janë falsifikim i plotë.

Më Shumë

Magjia e dritës

Sahit F. Osmani Të kam në zemër si nuk e kupton Jam i rrethuar nga vetë dashuria E vërteta është shpirt që s'mëkaton Të keqen e largon nga...

Me pizhame në mes të flakëve – Nëna shpëton familjen nga zjarri në Savrovë

Në orët e para të mëngjesit, në kohën kur e gjithë familja ishte në gjumë, zjarri ka kapluar një shtëpi në fshatin Savrorë të...

Lajmet e Fundit