Putini nuk i kursen as fëmijët – arrestohen nxënësit e shkollave fillore që kundërshtojnë agresionin rus në Ukrainë

Kur u raportua dhe u publikuan disa fotografi të martën që sugjeronin se fëmijët e një shkolle fillore ishin arrestuar nga policia ruse në Moskë për vendosjen e luleve në ambasadën e Ukrainës dhe duke mbajtur tabela që thoshin “Jo luftës”, shumë kush mendonte se pamjet nuk ishin të vërteta.

Por tani është konfirmuar nga gazetarja që ka fituar nobel, Novaya Gazeta. Në një përditësim, gazetarja thotë se fëmijët janë liruar që atëherë.

Imazhet tregojnë fëmijët me oficerët pas hekurave metalikë, ndoshta në një automjet policie dhe më pas në një komisariat, duke mbajtur lulet dhe pankartat e tyre, raporton bbc.

Kremlini duket se po merr masa gjithnjë e më drakoniane në përpjekje për të mbajtur nën kontroll narrativën e luftës.

Ndryshe, policia ruse tashmë ka arrestuar qindra protestues që e kundërshtojnë agresionin rus në Ukrainë. /Telegrafi/

Më Shumë

Arrestohet në Prizren një i dyshuar për krime lufte, lirohet në procedurë të rregullt

Nën dyshimin për kryerjen e krimeve kundër popullsisë civile, është arrestuar një person në Prizren. Ai dyshohet se gjatë periudhës 24 prill 1999 e deri...

Në breg të detit

Enver Sulaj Rëra djeg si flaka, si prush dashurie Mes ujit e tokës, ndjenjë përjetësie. Anijet po vijnë, ngadalë si gjithmonë Qetë-qetë si jeta, si ëndrra jonë. Po vijnë...

Lajmet e Fundit