Kurti tregon se sa para janë mbledhur deri tani për Fondin e Sigurisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka dhënë shifra të sakta se sa fonde janë mbledhur deri tani për Fondin e Sigurisë, por la të kuptohet se janë diku dhjetëra miliona të holla nga dhjetëra mijëra donatorë.

“Deri më tani në Fondin e Sigurisë janë grumbulluar para me numër shtatëshifrorë e donatorë të cilët kanë dhënë para janë në numër katërshifrorë”, ka thënë Kurti.

Kujtojmë se javën e kaluar Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka hapur një llogari zyrtare bankare për pranimin e fondeve të cilat dedikohen për siguri – Fondi i Sigurisë. Përmes këtij fondi mundësohet pranimi i donacioneve të mërgatës si dhe çdo qytetari që është i interesuar të kontribuojë.

Më Shumë

Lagjja e Shehut shpallet kampion i turneut tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit”

Lagjja e Shehut është shpallur kampion i turneut tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit” në futsall, për nder të Dëshmorëve të Hasit, duke e...

Gazetaria nuk është shërbim ndaj pushtetit, por përgjegjësi ndaj së vërtetës

Nga Musa Sabedini Në gjithë rrugëtimin tim profesional kam besuar se gazetaria nuk matet me afërsinë ndaj pushtetit, por me guximin për t’i kërkuar llogari...

Lajmet e Fundit