Inspektimet në markete: Ky është numri enorm i gjobave që u dhanë nga inspektorët

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë përmes Inspektoratit të Tregut, bashkë me Inspektorët e ATK-së, Inspektorët komunal dhe Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës, gjatë ditës së sotme kanë inspektuar në të gjithë vendin, ku në disa operatorë ekonomikë kanë hasur në shkelje të ndryshme.

Sipas njoftimit të ministrisë, gjatë inspektimit, janë shqiptuar gjithsej 20 gjoba, 4 inicime të procedurës për kundërvajtje, si dhe 9 sekuestrime.

“Inspektimet do të vazhdojnë dhe në çdo rast kur konstatohen shkeljet, do të merren masa ndëshkuese”, thuhet në njoftim.

Më Shumë

Atdheu me qira

Nga Hatixhe Çollaku-Ademaj  Po shumë m'sysh na ke marrë, e nga dergja mijëvjeçare punët po na ecin zvarrë... Të përhumbur nëpër viset e botës, shqiptarët enden për ekzistencë duke punuar, ndërsa...

Ekzekutohen pagesat prej 100 eurosh për studentët

Ministri në deryrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se sot është realizuar ekzekutimi i pagesave për studentët përfitues në kuadër të Pakos për Përballje...

Lajmet e Fundit