PDK-ja paralajmëron hapin e radhës për 30 përqindëshin e Trustit

Partia Demokratike e Kosovës do t’i propozojë Kryesisë së Kuvendit të Kosovës për shqyrtimin e propozimit ligjor të ndryshimit të Ligjit për Fondet Pensionale.

Përfaqësuesja e PDK-së, deputetja Blerta Deliu tha sot se PDK-ja ka paraparë që sot në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, e cila ka dështuar në mungesë të kuorumit, të propozojë iniciativën për ndryshimin e Ligjit për Trustin.

“Nesër do të ketë një seancë dhe është vendosur që seanca e re të mbahet ditën e mërkurë. Unë, si përfaqësuese e PDK-së do t’i propozojë edhe disa iniciativa të tjera në mbledhjen e radhës të Kryesisë së Kuvendit. E para është çështja e Trustit pasi që është shumë e nevojshme që qytetarët e Kosovës të marrin një pjesë të Trustit në përballje me krizën aktuale”, ka thënë ajo.

Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër seancë të jashtëzakonshme.

Seanca e thirrur nga opozita parlamentare, parasheh mbajtjen e një debati parlamentar për rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore.

Seanca e jashtëzakonshme është thirrur nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Më Shumë

Dëmtohet Kompleksi i Dëshmorëve në Has, reagojnë veteranët

Është dëmtuar Kompleksi i Dëshmorëve në Has, një nga vendet përkujtimore më të rëndësishme të të rënëve për lirinë e Kosovës. Lidhur me rastin kanë...

KBF Bashkimi zyrtarizon Nyla Jean

KBF Bashkimi ka zyrtarizuar afrimin e basketbollistes Nyla Jean për sezonin e ri. “Mirë se vjen, Nyla Jean!”, ka njoftuar klubi prizrenas përmes rrjeteve sociale,...

Lajmet e Fundit