20.8 C
Prizren
E martë, 30 Prill, 2024

“Lufta duhet të përfundojë deri në fillim të majit” – këshilltari presidencial ukrainas jep dy versionet e mundshme se si do të ndodhë një gjë e tillë

Një këshilltar presidencial ukrainas ka thënë se pret që lufta të përfundojë më së voni deri në fillim të majit, kur Rusisë t’i mbarojnë resurset për të sulmuar fqinjin e saj.

“Unë mendoj se jo më vonë se në maj, në fillim të majit, ne duhet të kemi një marrëveshje paqeje”, ka thënë Oleksiy Arestovich, një këshilltar i shefit të kabinetit të presidentit ukrainas, vonë të hënën, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

Ai përshkroi dy versione të mundshme se si do të mund të rrjedhin gjërat në muajt në vijim.

“Ose do të arrihet një marrëveshje paqeje shumë shpejt, brenda një ose dy javësh, me tërheqjen e trupave dhe gjithçka, ose do të ketë një përpjekje për të ‘shtuar’ disa, të themi, sirianë për një raund të dytë dhe, kur t’i ‘bluajmë’ edhe ata, të ketë një marrëveshje deri në mes të prillit ose në fund të prillit”, tha ai.

Pentagoni kishte pohuar më herët se Rusia po përpiqet të rekrutojë sirianë për të luftuar në Ukrainë – edhe pse kjo nuk është verifikuar.

Sidoqoftë, Arestovich nuk është i përfshirë personalisht në bisedimet midis Ukrainës dhe Rusisë.

Një deklaratë e tillë vjen në ditën e 20-të, kur ukrainasit po vazhdojnë të përballen me agresionin rus.

Dhe që nga dita e parë atje ka pasur zhvillime të shumta, që nga dëmet e mëdha materiale, po ashtu edhe humbje të jetëve të njerëzve.

Por kjo nuk ka ulur moralin e tyre, përkundrazi. E përveç moralit ata kanë parë një mbështetje të jashtëzakonshme nga e gjithë bota.

E gjitha erdhi pas kërcënimeve disamujore se do të fillojë pushtimin e Ukrainës, presidenti rus Vladimir Putin më 24 shkurt urdhëroi “operacionet ushtarake” në këtë shtet evropian. /Telegrafi/

Më Shumë

Vlera e kredive të reja për muajin mars 2024 arriti në 241.20 milionë euro, edepozitave 69.70 milionë euro

Shtatë miliardë e 500 milionë euro janë asetet e bankave komerciale në Republikën e Kosovës derisa shuma e depozitave të qytetarëve arrin në 6.05 miliardë...

Aktori i njohur i humorit pranon Islamin?

Rezart Veleshnja, një ndër aktorët më të njohur të humorit, afirmuar e bërë emër në Portokalli, për të vijuar më pas në performanca të tjera...

Lajmet e Fundit