6.3 C
Prizren
E enjte, 25 Dhjetor, 2025

Syzet

Gani Rudaj

Para shtëpisë ishte një gur. Çdo mëngjes një i ri ulet në atë gur dhe gjithmonë në dorë mbante një fyell dhe bënte muzikë. Aq mirë i binte fyellit sa që kalimtarët e rastit ndalnin hapin vetëm për ta dëgjuar.

Edhe nga ballkonet e ndërtesave dilnin njerëzit për ta dëgjuar. Ne njërin prej ballkoneve ishte një vajzë e vetmuar dhe çdo ditë e dëgjonte te riun. Një ditë vajza vendosi t’i afrohej.

– Mirë po i bie fyellit – tha vajza. – Po, ia ktheu i riu dhe nuk foli më. Vajza ndejti edhe pak dhe shkoi në shtëpi se dinte se të nesërmen prapë do të shkonte të djaloshi për ta dëgjuar melodinë e tij.

Kështu edhe bëri disa javë. Në ndër kohë në shpirtin e vajzës u lind një dashuri për atë dhe për melodinë e tij. Një mëngjes vendosi mt’i tregonte për ndjenjat e saja.

– Erdha të them se u dashurova në ty dhe muzikën tende. I riu pa ngritur kokën vetëm buzëqeshi dhe tha: faleminderit, por nuk bën.
Ajo u çudit nga kjo fjali dhe i tha: Pse nuk po të pëlqej?

Me javë të tëra po vij këtu e ti së paku njëherë nuk më shikove.

– Nuk me lejojnë këto syze të bukura që i kam – ia ktheu djaloshi. – Të bukura qenkan, por hiqi njëherë dhe së paku me shiko se sa e bukur që jam ha, ha !

Mbretëroi një qetësi e thelle e djalit. Mendonte çfarë t’i thoshte dhe në fund vendosi.

– Ti je e bukur, por unë edhe po t’i heq syzet përsëri nuk të shoh. Unë jam i verbër! Ajo filloi të qante, e ky ia lëmoi flokët.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve për vitin shkollor 2022- 2023

Më Shumë

Komuna e Dragashit nënshkruan memorandum për menaxhimin e pyllëzimeve në Restelicë

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar se sot është nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi për monitorimin dhe menaxhimin e pyllëzimeve dhe infrastrukturës...

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak çastesh në autostradë, afër Suharekës. Një makinë është dëmtuar rëndë, ndërsa ende nuk dihen detaje tjera për...

Lajmet e Fundit