3.3 C
Prizren
E shtunë, 14 Mars, 2026

Komuna e Prizrenit dhe “Hidroregjioni jugor”, marrëveshje bashkëpunimi

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, dhe kryeshefi ekzekutiv i K.R.U “Hidroregjioni jugor” Sh.A, Prizren, Zenel Zenelaj, kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëfinancimin e projektit “Furnizimi me ujë të pijes për qytetin e Prizrenit nga burimi – Vërmica”.

Prizreni, që nga periudha e pasluftës vazhdimisht ka hasur në vështirësi për furnizimin me ujë të pijes në pjesë të ndryshme të qytetit dhe fshatrave.

Mungesa e reshjeve atmosferike gjatë viteve të fundit, rritja e hovshme e qytetit dhe infrastruktura ekzistuese komplekse e ujësjellësit, kanë rritur akoma më shumë vështirësitë në sigurimin e furnizimit stabil me ujë të pijes.

Reduktimet e vazhdueshme janë dëshmia më serioze që duhet të ndërmerren masa për rritjen e kapaciteteve të ujit në Komunën e Prizrenit.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve për vitin shkollor 2022- 2023

Qëllimi i marrëveshjes së bashkëfinancimit është zgjidhja afatgjate e sigurimit të ujit të pijes për qytetarët e Komunës së Prizrenit për 30 vitet e ardhshme.

Totaj ka thënë se përmirësimi i jetës së qytetarit dhe furnizimi 24 orë me ujë ka qenë një ndër prioritetet e tij, prandaj edhe kanë nënshkruar këtë marrëveshje për t’i ofruar qytetarëve të Komunës së Prizrenit furnizim të pandërprerë me ujë te pijes.

Ndërkaq kryeshefi ekzekutiv “Hidroregjioni jugor”, Zenel Zenelaj, ka thënë se zgjidhja e problemit të ujit është çështje jetike.

Më Shumë

Gjenden mbetje mortore në Rahovec, dyshohet se i përkasin së paku një individi të zhdukur gjatë luftës në Kosovë

Gjatë vazhdës së punimeve njësia përkatëse policore në koordinim me IML bazuar edhe në urdhëresën e gjykatës, gjatë gërmimeve ka hasur pjesë eshtërore me...

Kërkohet paraburgim ndaj 5 të pandehurve për bixhoz në Malishevë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj 5 të pandehurve për veprën [penale...

Lajmet e Fundit