20.8 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Bombardimet ruse vrasin gjimnasten ukrainase 11-vjeçare

Një gjimnaste e re ukrainase, vetëm 11 vjeçe, “vdiq nën rrënoja në Mariupol”.

Ajo quhej Kateryna Dyachenko. Lajmi u bë e ditur nga trajnerja e saj, Anastasia Meshchanenkova, dhe këshilli bashkiak i qytetit port të rrethuar nga forcat ruse.

Sipas faqes ukrainase të lajmeve Hromadske, një bombë shpërtheu të martën në shtëpinë e saj në Mariupol. Gjatë shpërthimit vdiq edhe babai i saj, ndërsa nëna dhe vëllai u shpëtuan mrekullisht. Ky i fundit mbeti i plagosur rëndë. Sikur të mos mbaronte me kaq. të dy të mbijetuarit nuk mund të evakuohen nga qyteti i shkatërruar sepse janë bllokuar së bashku me mijëra njerëz të tjerë.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve për vitin shkollor 2022- 2023

Dyachenko ëndërronte të bëhej një gjimnaste ritmike me famë botërore dhe të merrte pjesë në Lojërat Olimpike për Ukrainën. Trajnerja, në një postim në Instagram, shkroi për vdekjen e gjimnastes se “nuk e mendoja se këto gjëra mund të ndodhnin në shekullin e 21-të. Kjo gjimnaste e mrekullueshme dhe e re, vdiq në Mariupol. Është e padrejtë kur vdesin fëmijë të pafajshëm. Nuk kam fjalë, vetëm dhimbje”.

Kateryna Dyachenko me trajneren e saj, Anastasia Meshchanenkova

Në Mariupol, qyteti është bombarduar pothuajse vazhdimisht që nga dita e parë e pushtimit ushtarak rus. Energjia elektrike, uji, ushqimi dhe ngrohja u ndërprenë për shkak të bombardimeve të vazhdueshme, duke bllokuar të paktën 10 mijë njerëz.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Bashkimi dominon Pejën: 6 ndeshje, 6 fitore për portokallezinjtë

Bashkimi ka vazhduar dominimin e plotë ndaj Pejës në këtë edicion të ProCredit Superligës, duke regjistruar edhe fitoren e gjashtë në po aq përballje...

Bashkimi synon fitoren e radhës në Pejë

Bashkimi synon fitoren e radhës në transfertë ndaj Pejës, në ndeshjen që mbyll javën e 27-të të ProCredit Superligës. Ndeshja zhvillohet me fillim nga ora...

Lajmet e Fundit