16.8 C
Prizren
E mërkurë, 8 Maj, 2024

7 mijë nxënës do t’i nënshtrohen testit PISA

Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Popovci, ka njoftuar se 7 mijë nxënës do të marrin pjesë në testin PISA.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve për vitin shkollor 2022- 2023

 

Në një konferencë për media, Popovci tha se është përzgjedhur mostra prej 237 shkollave, dhe se për këtë test tashmë kanë filluar përgatitjet nëpër komuna.

“Jemi të përgatitur për t’iu nënshtruar këtij testi. Është përzgjedhur mostra prej 237 shkollave, disa janë të mesme të larta disa të mesme të ulëta, sepse këtu shkojnë nxënës 15 vjeçarë. Janë përzgjedhur 7 mijë nxënës që do të marrin pjesë në testin PISA”.

“Ky test tashmë ka filluar përgatitjet nëpër komuna për zhvillimin e testit. Këta 7 mijë nxënës të njihen me mënyrën e kryerjes së testit, pra të mësohen me pyetjet që jepen përmes kompjuterit gjatë javëve në vijim. Koordinatorët e testit PISA në nivel të komunave dhe në nivel të shkollave do të punojnë secili me nxënësit e vetë”.

“Diku prej datës 25 prill deri më 20 maj do të mbahet testi sipas një orari të përcaktuar. Duhet të shkohet në dhoma ku ka numër të mjaftueshëm të kompjuterëve që janë të lidhur me internet përmes të cilëve, nxënësit do t’i nënshtrohen këtij testi. Rezultatet pritet të dalin në dhjetorin e vitit 2023”, tha Popovc

Më Shumë

“Pa u vra unë, juve asgjë s’do t’ju ndodhë”, bashkëluftëtari i Luan Haradinajt, kujton fjalët e tij të fundit

Bashkëluftëtari i Luan Haradinajt, Selim Krasniqi, ka kujtuar disa fjalë që thotë se ua kishte thënë Luani. “Pa u vra unë, asnjërit nga ju nuk...

I ofroi ryshfet 5 euro policit “për një kafe”, arrestohet shoferi i një autobusi në Vërmicë

Policia e Kosovës e ka arrestuar një shofer të autobusit, shtetas i Maqedonisë së Veriut, në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, meqë i njëjti i...

Moti sot me shi

Lajmet e Fundit