10.7 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

Rei Manaj flet per mediat spanjolle: Mund të konkurrojmë me këdo

Sulmuesi i Shqipërisë, Rei Manaj ka folur për mediat spanjolle në prag të ndeshjes me “Furinë e Kuqe” (La Furia Roja). 25-vjeçari që është në pronësi të Barcelona-s aktualisht luan i huazuar në Serie A te skuadra e Spezia-s.

Manaj që ka gati pesë sezone që aktivizohet rregullisht me Shqipërinë pret një lojë “shumë të bukur për shkak të atmosferës që do të ketë”.

“Një miqësore për ne nuk është aq e rëndësishme sa një ndeshje kualifikuese, por ne do të përpiqemi të krijojmë vështirësi për një nga ekipet më të mira në botë”, tha sulmuesi për “Mundo Deportivo”.

25-vjeçari foli dhe për pritshmëritë që kanë kuqezinjtë dhe sipas tij ekipi “është rritur shumë”.

“Lojtarët janë pothuajse të gjithë duke luajtur në kategoritë e para dhe ne duhet të fitojmë besim dhe të dëshmojmë veten për Kampionatin e ardhshëm Evropian. Duhet të tregojmë në fushë se mund të konkurrojmë me çdo rival”, vijoi lushnjari.

Më tej sulmuesi theksoi se ndeshja shërben për të fituar besim para se të fillojnë sfidat e Ligës së Kombeve në qershor.

“Gjëja normale kur luan kundër një rivali si Spanja, të cilit i pëlqen të kenë topin, është se ne kemi vështirësi të kemi topin”, tha ai.

“Ne do të japim gjithçka për të konkurruar në maksimum. Të gjithë do të jemi bashkë për një ndeshje të mirë. Është shumë e rëndësishme të fitosh besim përpara Ligës së Kombeve”, shtoi Manaj.

Duke qenë se ai është nën pronësi të Barcelona-s, Manaj foli dhe për formën e mirë që katalanasit kanë nën drejtimin e Xavi Hernandez-it.

“I kam parë të gjitha ndeshjet, më pëlqen të shikoj Barcelona-n. Janeë rritur shumë. Xavi është një legjendë e futbollit dhe e Barcelona-s. Ai ka ditur të nxjerrë më të mirën nga çdo futbollist”, tha ai.

Një rikthim i mundshëm te Barcelona, nga Manaj shikohet ende si “ëndërr”, por gjithsesi ai thekson se fillimish deri në fund të sezonit duhet të “bëjë mirë te Spezia”.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Kujtohen vitet e rezistencës: Vizitohet objekti ku u mbajt gjallë arsimi shqip në Prizren

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka realizuar sot një vizitë në objektin që kishte shërbyer si shkollë gjatë viteve më të vështira...

47 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, një me fatalitet

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit