16.6 C
Prizren
E mërkurë, 17 Shtator, 2025

Përurohet katalogu i ekspozitës “Imazhi gjuhësor i piktorëve të hershëm….”

Imazhi gjuhësor i piktorëve të hershëmZyrtarët e Galerisë së Ministrisë së Kulturës njoftojnë se ekspozita u vizitua gjatë muajve nëntor dhe dhjetor prej rreth 700 vizitoreve vendas dhe të huaj.

Galeria e Ministrisë së Kulturës së Kosovës, në Prishtinë përuroi sot, katalogun e ekspozitës “Imazhi gjuhësor i piktorëve të hershëm tradicionalë në viset tona”, transmeton KultPlus. Kjo ekspozitë ishte e fundit në agjendën e Ministrisë për këtë vit, dhe atmosfera e saj rezultoi e suksesshme dhe e pëlqyer nga sistemi i arteve pamore të Kosovës dhe më gjerë. Kështu vlerësohet në një njoftim të galërisë së kësaj ministrie.

Në ekspozitë u prezantuan veprat e artistëve themelues të dy shkollave shqiptare, asaj të Vizatimit (1931) në Tiranë dhe shkollës së artit të Pejës (1949). U ekspozuan 24 vepra të gjinisë së portretit dhe portretit të kompozuar, të realizuara nga baballarët e pikturës laike shqiptare të fillimit të shek. XX dhe artistët nismëtar të pikturës së parë moderne shqiptare të Kosovës.

Zyrtarët e Galerisë njoftojnë se ekspozita u vizitua gjatë muajve nëntor dhe dhjetor prej rreth 700 vizitoreve vendas dhe të huaj, prej të cilëve ambasadorë, profesorë, artistë, studentë dhe dashamirës arti. Drejtuese e projektit ishte Dhurata Ramosaj Shala dhe kuratorja Suzana Varvarica Kuka.

Ekspozita u përkrah financiarisht nga Ministria e Kulturës e Kosovës dhe u mbështet fuqishëm nga ministri Memli Krasniqi, Mirela Kumbaro, ministre e Kulturës së Shqipërisë dhe stafet drejtuese dhe realizuese të dy Galerive Kombëtare të Artit, Kosovë dhe Shqipëri.

Më Shumë

Tentativë vjedhjeje në një bankomat në Rahovec, autorët ende ta paidentifikuar

Një tentativë për vjedhjen e një bankomati në fshatin Xërxë të Rahovecit ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme. Sipas...

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

Ish-drejtori i Drejtorisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Prizrenit, Fejzë Kabashi, garon me numrin 20 në listën e LDK-së për Kuvendin...

Lajmet e Fundit