10.7 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

Prishtina shënon fitore të rëndësishme ndaj Bashkimit

Sigal Prishtina ka shënuar fitore shumë të rëndësishme ndaj Bashkimit me rezultat 93:74 (16:24, 29:19, 20:19, 28:12), në xhiron e 24-t të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.

Prizrenasit e nisën më mirë ndeshjen, me një epërsi prej shtatë pikësh, 7:14, dhe gjatë gjithë çerekut të parë ishin në epërsi, duke e fituar këtë pjesë 16:24.

Bardhekaltrit nuk u dorëzuan dhe u rikthyen shpejt për të barazuar rezultatin në 34:34, e më pas shkuan në pushim me rezultat 45:43.

Periudha e tretë ishte e baraspeshuar, ku asnjëra skuadër nuk arrinte të shkëputej, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 65:62, duke bërë që sfida të vendoset në dhjetë minutat e fundit.

E, në dhjetë minutat e fundit, prishtinasit ishin shumë më të mirë, si në mbrojtje, ashtu edhe në sulm, duke shënuar fitore bindëse 93:74.

Te Sigal Prishtina u dalluan vëllezërit Zeqiri me nga 17 pikë, Muhamedali Janjeva me 17 pikë e tetë kërcime dhe Henry Dugat me 15 pikë, dhjetë kërcime dhe tetë asistime, kurse te Bashkimi u dalluan Valon Bunjaku me 15 pikë, pesë kërcime e pesë asistime dhe John Florevus me 17 pikë e 11 kërcime.

Sigal Prishtina ka 12 fitore e 12 humbje, kurse Bashkimi nëntë fitore e 15 humbje.

Më Shumë

Spitali Rajonal i Prizrenit pajiset me aparat të ri, donacion nga Komuna

Spitali Rajonal i Prizrenit “Prim. dr. Daut Mustafa” është pajisur me një aparat të ri mjekësor “Ergometri”, donacion nga Komuna e Prizrenit, me qëllim...

AAK-ja zgjedh kryesinë e re në Prizren

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren ka zgjedhur kryesinë e re të degës, pas aprovimit unanim nga Këshilli Drejtues. Lajmin e ka bërë...

Lajmet e Fundit