Përkujtohen dëshmorët dhe martirët e fshatit Opterushë

Në fshatin Opterushë të Komunës së Rahovecit janë përkujtuar të mërkurën dëshmorët dhe martirët e këtij fshati.

Në tubimin përkujtimor ka marrë pjesë kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi me bashkëpunëtorë, familjarë të të rënëve dhe përfaqësues të OVL-së.

“Me familjarë, bashkëluftëtarë, bashkëpunëtorë dhe përfaqësues të OVL-së, me përulje përkujtuam dëshmorët dhe martirët e lirisë nga Opterusha. Gjaku i të rënëve u bë themel i lirisë së Kosovës dhe na bën dritë për të ecur pandalshëm drejtë përparimit dhe forcimit tonë si popull dhe si shtet. Lavdi dhe respekt i përjetshëm për të gjithë ata që u flijuan për lirinë e kësaj toke”, ka thënë kryetari Latifi.

Më Shumë

Arrestohet edhe nëna e dy të rinjve që dyshohen për vrasjen e 27-vjeçarit në Kobajë të Prizrenit

Një ngjarje tragjike ka tronditur Prizrenin të dielën, ku një i ri ka mbetur i vrarë pas një përleshjeje që ndodhi në mesditë. Si pasojë...

17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Një rast i rëndë është shënuar të shtunën në Ulqin, ku 17-vjeçari me inicialet E.K., nga Malisheva, raportohet se humbi jetën teksa ishte duke...

Lajmet e Fundit