8.1 C
Prizren
E shtunë, 7 Shkurt, 2026

Si e kundërshtoi Gjergj Fishta mbretin Zog: Shka Zoti ka bashkue, njeri s’mundet me e nda

Në kohën kur në Shqipëri po miratohej Kodi Civil, në vitet ’30-të, kleri katolik i drejtohej përmes një letre Ahmet Zogut, për të kundërshtuar miratimin e ligjit për divorcin.

Mes klerikëve që nënshkruan kërkesën që i drejtohej Ahmet Zogut, ishte edhe At’ Gjergj Fishta. Në letër jepen argumentet, me të cilat, katolikët kërkojnë të mos miratohej ligji për divorcin. Katolikët kanë një mendim të ndryshëm me myslimanët, për këtë çështje. Dokumenti i marrë nga Arkiva e Shtetit, jep detaje interesante rreth këtij debati.

Në dokument ndër të tjera theksohet:

“Ne të nënshkruemit Argjipeshkvi, Ipeshkvi, meshtarë e populli katolik, po marrim guximin me ju dalë para me ket shkresë, për me ju lypun sa më përvujtnisht, nji nder qe e kena fort për zemër.

Në kodin e ri civil qe shpejt do të shpallet për rregullimin e shtetit shqiptar, kena pa se asht përba një ligje, në të cillën në do rasa, të caktueme epet dorë që të shkatërrohet kunora e martesës së seicillit nënshtetas shqiptar, o me fjalë të tjera epet leja me u ba DIVORZIO.

Shkelqësi! Na jeni fort të sigurt se përpiluesat e kësaj ligje, sikurse në ligje të tjera edhe në ktë, kanë pasë si qëllim, të mirën e përparimin e popullit shqiptar e jo të keqen e kujt. Ndoshta për vllaznit tanë muhamedanë, ligja në fjalë e përmirëson gjendjen e familjes tuj i pakue shkaqet e të ndarit të kunorës. Por për ne katolikët sikurse e dini shkelqësia e juej, puna nuk ecë kso doret. Për ne kunora e martesës porse sa asht një kontratë civile, asht edhe një sakramend… Për ne Krishti ka thanë: shka Zoti ka bashkue, njeri s’mundet me e nda…”

Më Shumë

Rahoveci dhe Forumi “FARDI” formalizojnë bashkëpunimin me memorandum

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, dhe kryetari i Forumit Anadrini (FARDI), Qerim Kadiri, dje, kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi, përmes të cilit...

Cena renditet i 5-ti në Sofia European Open 2026

Dardan Cena ishte i lirë në xhiron e parë, në të dytën mposhti me Wazaari, Artem Ros nga Ukraina. Në xhiron e radhës ai...

Lajmet e Fundit