22.8 C
Prizren
E diel, 5 Maj, 2024

Kanosi në Facebook zyrtarët e Prokurorisë, Gjykatës e Policisë, 30 ditë paraburgim për të dyshuarin nga Prizreni

Gjykata e Themelore e Prizrenit i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurit S.K.,i cili dyshohet se ka kanosur personat zyrtarë.Sipas gjykatës, rasti ka ndodhur me datën 31 mars 2022, ku i dyshuari ka postuar një tekst me përmbajtje kanosëse në rrjetin social “Facebook” ndaj zyrtarëve të Prokurorisë së Shtetit, Gjykatës dhe Policisë së Kosovës.Sipas Gjykatës, kjo kanosje e të pandehurit ka qenë në lidhje me punën dhe pozitën e këtyre zyrtarëve.

“Me datë 31 mars, në profilin e tij “Facebook”, seriozisht i kanos personat zyrtar – përfaqësuesit e institucioneve – Prokurorisë së Shtetit, Gjykatës dhe Policisë së Kosovës, në lidhje me punën apo pozitën e tyre që kanë, në atë mënyrë që ka postuar tekstin me përmbajtje kanosëse, me ç’rast me këto veprime tek përfaqësuesit e institucioneve kanë shkaktuar ankth dhe frikë si dhe ua ka rrezikuar sigurinë personale”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Masa e paraburgimit ndaj të pandehurit do të vlejë deri më 30 prill 2022.Gjykata ka vlerësuar se paraburgimi ka qenë masa adekuate në këtë fazë të procedurës pasi i njëjti në të kaluarën ka qenë kryerës i veprave të dhunës, lëndimeve dhe kanosjes .

“Gjykata ka vlerësuar se caktimi i paraburgimit është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm me qëllim të parandalimit të përfundimit të veprës penale për të cilën është kanosur ta kryej në drejtim të dëmtuarve, apo të përsëritjes së veprës penale të ngjashme apo të një vepre tjetër penale edhe më të rëndë”-përfundon njoftimin e saj gjykata.

Më Shumë

Policia shqipton mbi 1 mijë e 500 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1530 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

MKRS në ditën përmbyllëse të festivalit “Hasi Jehon”: Vendtakim kulturor që sjell trashëgiminë e pasur folklorike

Në Gjonaj të Hasit po mbahet (2-4 maj) edicioni i 35-të i Festivalit folklorik “Hasi Jehon 2024”. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit përmes një...

Ballkani mban kreun

Lajmet e Fundit