20.6 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026

Përmbajtja e kërcënimit ndaj zyrtarëve të prokurorisë, gjykatës dhe policisë në Prizren

Gjykata Themelore e Prizrenit sot gjatë ditës ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për të dyshuarin S.K., i cili dyshohet që përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook”, ka kanosur zyrtarët më të lartë të Policisë, Prokurorisë e Gjykatës në Prizren.

KALLXO.com ka mësuar se i dyshuari S.K., në statusin e tij ka shënuar se pas bastisjes që i ishte bërë nga ana e policisë në shtëpinë e tij, ai do t’i hakmerret kryeprokurorit të prokurorisë, kryetarit të gjykatës dhe komandantit e zëvendëskomandantit të policisë.“Tash unë me kompaninë time për inati kemi me i nxanë kryeprokurorin, kryetarin e gjykatës, komandantin e policisë dhe zëvendëskomandantin dhe me bejsboll, me thika kemi me i copëtu dhe kemi me i qit në video, le t’i sheh krejt bota”, është njëra nga pjesët e kërcënimit të publikuar në rrjetin social Facebook, që e çoi në paraburgim prej 30 ditësh të dyshuarin S.K.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve për vitin shkollor 2022- 2023

Më Shumë

“Komandant Drini jeton në çdo gur të Prizrenit”- në Urën e Arastës vendoset mesazhi përkujtimor

Në Prizren, në 26-vjetorin e rënies së Ekrem Rexhës, i njohur si komandant Drini, është vendosur një mesazh përkujtimor në Urën e Arastës me...

Përkujtohet heroi Pal Paluca në Prizren

Në Ditën e Dëshmorëve, në varrezat e dëshmorëve në Landovicë të Prizrenit janë bërë homazhe për të nderuar sakrificën e të rënëve për liri,...

Lajmet e Fundit