0.2 C
Prizren
E martë, 30 Dhjetor, 2025

MUP-ovcat të privilegjuar, trajnohen nga EULEX-i

MUP-ovcatPjesëtarët e MUP-it që tashmë janë bërë pjesë e Policisë së Kosovës, po trajnohen në Akademinë së Kosovës për Siguri Publike. Mirëpo, ata kanë trajtim të veçantë gjatë trajnimit të tyre.

“Veriu.info” nga burime të veta brenda Akademisë së Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri, ka mësuar se këta ish zyrtarë të MUP-it nuk po trajnohen nga trajnuesit e kësaj akademie, por nga trajnues të posaçëm të EULEX-it.

Zyrtari i lartë për informim i AKSB-së në Vushtrri, Xhemil Klinaku, ka konfirmuar për “Veriu.info”, se trajnimi i njësisë së pjesëtarëve serbë të inkuadruar në policinë e Kosovës që ka nisur të hënën në akademi, po bëhet nga EULEX-i.

Klinaku ka treguar se trajnimi i këtyre policëve, është pjesë e marrëveshjes politike të Brukselit.

Disa nga trajnuesit e rregullt të AKSB-së, janë të zhgënjyer, pasi që nuk janë përfshirë në këtë proces. Por këtë e ka mohuar zyrtari për informim i AKSB-së, duke thënë: “Nuk është e vërtetë se ka pakënaqësi tek stafi vendor i akademisë, për shkak të mosangazhimit të tyre në trajnimin e pjesëtarëve serbë, që tashmë kanë pranuar të jenë pjesë e Policisë së Kosovës”, raporton ky portal.

I pyetur se si i shpjegon deklaratat e mëhershme të zyrtarëve të AKSB-së, se kanë kapacitete njerëzore të afta të kryejnë trajnime edhe për pjesëtarët e policive të rajonit, ndërsa nuk po iu mundësohet trajnimi i policëve të ardhshëm të Kosovës, ai ka thënë: “Kjo është e vërtetë, por trajnimi i ish-pjesëtarëve të MUP-it që tani janë pjesë e PK-së, është pjesë e marrëveshjes së Brukselit dhe këtë trajnim do ta bëjë EULEX-i”.

Më Shumë

Funksionalizohet Njësia Koronare në Spitalin e Prizrenit

Njësia Koronare në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren është vënë zyrtarisht në funksion, raporton PrizrenPress. Lajmin e ka bërë të ditur...

Nga lufta në politikë – Sozia e Adem Jasharit në garë për deputet

Njihet si personi që në aspektin fizik, më së shumti ngjason me komandantin legjendar, Adem Jashari. Është fjala për luftëtarin e tri luftrave, Bekim...

Lajmet e Fundit