10.1 C
Prizren
E hënë, 30 Mars, 2026

Don Xhoni dhe modelja ruse i japin fund lidhjes?

Të gjithë u habitëm kur një modele ruse, asokohe e panjohur për ne, bëri tatuazh në trupin e saj portretin e reperit Don Xhoni.

Sigurisht, ky gjest i pëlqeu reperit shqiptar nga Drenica, i cili u vu menjëherë në kontakt me Ariana Lirey-n.

Papritur nisën deklaratat e forta për njëri-tjetrin, që na bënë të gjithëve të dyshonim se ata ishin më shumë se shokë dhe në fakt ashtu ndodhi!

Don Xhoni dhe Ariana nisën një romancë, teksa u përpoqën të mbajnë lidhjen e tyre në distancë. Madje, modelja ruse nisi një kurs në shqip, që të mësonte gjuhën tonë.

Image

Mirëpo gjërat s’kanë shkuar siç duhet dhe marrëdhënia e tyre është prishur. Këtë e ka bërë të ditur vetë Ariana në rrjete sociale.

“Ishte një histori e bukur. Mirupafshim”- shkruan ajo.

Më tej, në një tjetër story shkruan:

“Përkushtimin që ta dhashë unë nuk e merr dot as nga qentë më besnikë. Tani mund të jesh krenar për veten”- përfundon modelja,

 

Për më tepër, ata nuk ndiqen më as në Instagram, shenjë që tregon se vërtetë “i kanë dhënë duart” njëri-tjetrit.

Rrjetet sociale kanë zhurmuar nga postimet e tyre që lanë të kuptohet se raporti i tyre ishte më i veçantë dhe modelja ishte e gatshme për të marrë mbiemrin e tij.

ImageImage

 

Më Shumë

27 vjet nga masakra në Celinë, Fortesë dhe Brestoc

Sot mbushen 27 vjet nga masakrimi i dëshmorëve dhe martirëve në fshatrat Fortesë, Brestoc dhe Celinë të Komunës së Rahovecit. Gjatë luftës së vitit 1999...

Ylli kampion i Ligës Unike

Golden Eagle Ylli për herë të dytë në histori të klubit ka fituar Ligën Unike, raporton PrizrenPress. Therandasit në një super finale në Tiranë, fituan...

Lajmet e Fundit