Peja me fitore bindëse ndaj Prizrenit 16

Peja ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Prizrenit 16 me rezultat 82:108 (16:29, 22:24, 27:25, 17:30), në xhiron e 26-të të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.

Pejanët e nisën ndeshjen më mirë, duke pasur epërsi prej 13 pikësh, 12:25, ndërsa çerekun e parë e fituan 16:29.

Periudha e dytë dhe e tretë ishin të barabarta, ku pejanët e fituan me dy pikë dallim të dytin, kurse prizrenasit me dy pikë të tretin.

Barnatorja bimore ”Bio Drini” po zgjerohet, hap pikën e re në lagjen “Bazhdarhane” të Prizrenit

Në dhjetë minutat e fundit, verdhezinjtë e rritën epërsinë edhe më shumë, duke fituar 82:108.

Te Prizreni 16 u dallua Darell Davis me 27 pikë, 12 kërcime dhe shtatë asistime, kurse te Peja u dalluan Daniel Lekndreaj me 24 pikë, 13 kërcime e shtatë asistime dhe Dardan Berisha me 27 pikë e nëntë asistime.

Prizreni 16 ka 15 fitore e 11 humbje, kurse Peja ka 17 fitore e nëntë humbje. /Klankosova.tv/

Më Shumë

Rahoveci përkujton dëshmorët e Anadrinisë

Në Rahovec janë zhvilluar aktivitete përkujtimore në nderim të dëshmorëve të Anadrinisë, duke sjellë në vëmendje përvjetorë të rëndësishëm të rënies së tyre për...

Shtabi komunal në Malishevë: Nis përgatitja për spërkatjen kundër Etheve Hemorragjike

Në Malishevë është mbajtur takimi i radhës i Shtabit Komunal për Parandalimin dhe Luftimin e Etheve Hemorragjike, i udhëhequr nga kryetari i shtabit, Amrush...

Lajmet e Fundit