12.8 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026

Nuk kalon rezoluta për rritjen e çmimeve, shtyhet sërish Projektligji për festat zyrtare

Në seancën e sotme parlamentare, me propozimin e deputetit Fridon Lala sërish është shtyrë për një seancë të ardhshme shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thënë se për këtë projektligj, kërkohet miratimi nga dy të tretat e deputetëve, duke përshirë edhe minoritetet.

“Po e hapim një pikë të 24 shkurtit, ka mbetur Projektligji për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës. Ky është ligj po ashtu i interesit vital, duhet ta ketë miratimin e dy të tretave të pakicave”, tha ai.

Po kështu, ka dështuar të marrë “dritën e gjelbër” rezoluta nga debati parlamentar mbi rritjen e çmimeve, pasi vetëm deputetë ishin pro, asnjë kundër dhe 63 abstenime.

Kuvendi ka miratuar në parim Projektligjin për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe ka Formuar Komisionin Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Komisionit të Pavarura të Mediave, nga radhët e komunitetit shqiptar.

Derisa zgjedhja e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti serb është shtyrë për mbledhjen e ardhshme./KP

Më Shumë

“Ekoregjioni” nis përditësimin e të dhënave për të gjithë klientët në Prizren

Kryeshefi Ekzekutiv i “Ekoregjionit” në Prizren, Burim Shala, ka njoftuar se ekipet e tyre do të dalin në terren për regjistrimin dhe përditësimin e...

Kujtohen vitet e rezistencës: Vizitohet objekti ku u mbajt gjallë arsimi shqip në Prizren

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka realizuar sot një vizitë në objektin që kishte shërbyer si shkollë gjatë viteve më të vështira...

Lajmet e Fundit