6 C
Prizren
E shtunë, 28 Mars, 2026

141 vjet nga rënia heroike e Mic Sokolit

Sot bëhen 141 vjet që nga rënia heroike e Mic Sokolit.

Ai ra më 22 prill të vitit 1881 kundër forcave osmane të Dervish Pashës, ku kreu një akt trimërie të rrallë, duke i vënë gjoksin topit të armikut.

Mici ra heroikisht në moshën 42 vjeçare, duke lënë pas gruan dhe dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë.

Më shumë se një shekull më pas, një nip i tij e vazhdoi aty ku e la Mici, aty ku e ndërpreu Lidhja Shqiptare.

Mic Sokoli lindi në vitin 1839 në Fang të Bujanit, Tropojë dhe ra në vitin 1881.

Ishte luftëtar i shquar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Hero i Popullit.

Më Shumë

Sot Dita Ndërkombëtare e Poezisë

Sot është Dita Ndërkombëtare e Poezisë, e shpallur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën e Kulturën (UNESCO) nga viti 1999. Kjo datë...

Modern Talking për herë të parë në Kosovë, Thomas Anders & Band do të performojnë në HardhFest

Në kuadër të edicionit të radhës, festivali Hardh Fest do të mirëpresë një nga emrat më të njohur të muzikës pop të viteve ’80....

Lajmet e Fundit