Në Ditën e Tokës mbillen 22 fidane në fshatin Pouskë të Prizrenit

Për nder të Ditës së Tokës, sot Komuna e Prizrenit ka organizuar aktivitete të shumta për shënimin e kësaj dite të rëndësishme për mbarë planetin tonë.

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, përmes një shkrimi në Facebook, ka bërë të ditur se aktivitetet i filluan nga fshati Pouskë, ku është bërë pastrimi i hapësirave publike dhe mbjellja e 22 fidaneve, me qëllim të senzibilizimit të njerëzve lidhur me rëndësinë dhe domosdoshmërinë e ruajtjes së mjedisit ku jetojmë nga ndotja.

Shkrimi i plotë i tij:
?URIME DITA E TOKËS?
Për nder të 22 Prillit, Ditës së Tokës, komuna jonë ka organizuar aktivitete të shumta për shënimin e kësaj dite të rëndësishme për mbarë planetin tonë. Aktivitetet i filluam nga fshati Pouskë, ku është bërë pastrimi i hapësirave publike dhe mbjellja e 22 fidaneve, me qëllim të senzibilizimit të njerëzve lidhur me rëndësinë dhe domosdoshmërinë e ruajtjes së mjedisit ku jetojmë nga ndotja.

Gatishmëri për pjesëmarrje në aktivitete kanë shprehur edhe banorëte fshatit Pouskë, nxënësit e shkollës “SHARRI”, bizneset, OJQ-të si dhe institucionet e ndryshme përfshirë FSK-në, KFOR-in, Ekoregjion-in, për të cilët shprehim falenderim të veçantë.
TË GJITHË SË BASHKU TA RUAJMË AMBIENTIN DHE PLANETIN TONË, PASIQË E KEMI VETËM NJË!
???

Më Shumë

Zgjedhjet kaluan pa incidente, Latifi falënderon qytetarët e Rahovecit

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka falënderuar qytetarët për sjelljen e tyre gjatë procesit zgjedhor, duke vlerësuar nivelin e lartë të kulturës...

Musab Mala pritet të jetë transferi më i ri te Ylli

Golden Eagle Ylli duket se ka bërë zgjedhjen e parë në tregun e transferimeve. Burime të AsistiOnline.com bëjnë të ditur se klubi suharekas është shumë...

Lajmet e Fundit