“Vrapi i Betejës” së kadetëve të FSK-së

“Vrapi i Betejës” ishte aktiviteti i radhës i realizuar nga kadetët e Kosovës, të cilët sfiduan veten duke bartur nga 30 kilogramë në 4 kilometra dhe 2 kilometra duke bartur nga 20 kilogramë.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj përmes një postimi në Facebook tha se të qenit në formë të duhur fizike është prioriteti numër një në çdo rast apo mision.

“Ne jemi të vendosur që kadetët dhe gjithë ushtarakët tanë të stërviten shumë, sepse kjo u ndihmon jo vetëm fizikisht, por edhe mendërisht.  Është dëshmuar se vëllimi i stërvitjes fizike determinon pozitivisht forcën mendore. Të qenit në formë të duhur fizike është prioriteti numër një në çdo rast apo mision”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

“Aktiviteti i realizuar me sukses nga kadetët tanë “Vrapi i Betejës” është një marshim me pesha të rënda që karakterizohet nga ritmi dhe lëvizja me shpejtësi për të avancuar drejt një objektivi ose një lokacioni armiqësor”, shtoi ai.

Më Shumë

Zyrtare: Vedat Muriqi rikthehet te Fenerbahçe

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, do të jetë futbollist i ri i Fenerbahçe. Lajmi është konfirmuar të enjten nga klubi i njohur turk, i cili...

Kryeprokurori i Prizrenit priti në takim pune përfaqësues të Ambasadës Britanike

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren,Petrit Kryeziu, priti sot në takim përfaqësues nga Ambasada Britanike, Alan Edwards, mentor për Ekipet e Përbashkëta Hetimore (JIT),...

Lajmet e Fundit