Fahrije Hoti: Kadri Veseli e Atifete Jahjaga blenin turshi në Krushë

Fahrije Hoti, themeluese e Kooperativës “Krusha”, ka treguar emrat e politikanëve që kanë blerë turshi në këtë ndërmarrje.

Ajo në emisionin “Frontal” në T7 ka treguar se në mesin e politikaneve që kanë blerë turshi atje është ish-presidentja Atifete Jahjaga, e ish-kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

“Po I ka blerë presidentja Atifete Jahjaga, i ka blerë Kadri Veseli, ministrat deputete të gjithë. Kush ka ardhë në Krushë i kanë kërkuar prodhimet e tona dhe i kanë blerë”, tha ajo.

Më tutje, Hoti tha se prodhimet e tyre shiten në shtatë shtete të Evropës.

“Prodhimet e tona shiten në shtatë shtete të Evropës.

Bazë e kemi Zvicrën, pason Gjermania, Austria, Franca, Italia e të tjera”, deklaroi Hoti.

Më Shumë

Rezultatet preliminare: VV i humb 9 deputetë, PDK i shton 2, LDK i shton 5, AAK i shton 2

9 deputetë është bilanci i humbjes në mandate për partinë Vetëvendosje. Kjo pa u numëruar ende votat me kusht dhe ato jashtë vendit. Deri më tash...

Suharekasit ia mësyjnë më pak kutive të votimit se në zgjedhjet e dhjetorit

Në Suharekë, procesi zgjedhor po zhvillohet pa probleme në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Shkëndija”. Drejtori dhe përgjegjësi i kësaj qendre, Ilmi Shala, ka...

Lajmet e Fundit