Ronela Hajati nis provat e Eurovisionit në Torino të Italisë

Këngëtarja Ronela Hajati e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2022 ka nisur provat në Itali. Ronela do të hapë festivalin europian me këngën “Sekret” në natën e parë të gjysmëfinales.

Këto ditë, në Torino të Italisë kanë nisur provat zyrtare për shfaqjen e madhe. Disa nga momentet e provave janë ndarë edhe me ndjekësit në rrjetet sociale. Faqja e Eurovisionit në Instagram publikoi disa fotografi nga provat e Ronelës sot, të cilat e tregojnë këngëtaren shqiptare krahas balerinëve teksa dhuron një performancë të zjarrtë.

Këngëtarja gjithashtu ka ndarë disa nga fotografitë me ndjekësit e saj në Instagram ku krahas fotos shkruan: “Provat e para, të mbaruara, Shqipëria hap mbrëmjen e 10 majit”.

Eurovision 2022 nis më datë 10 Maj e cila do të jetë nata e parë e gjysmëfinales, 12 Maj nata e dytë gjysmëfinale dhe përfundon 14 Maj e cila është edhe finalja e madhe.

  

Më Shumë

Dragashi diskuton inventarizimin e shërbimeve komunale dhe planin zhvillimor komunal

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar se është mbajtur mbledhja e radhës e Qeverisë Komunale, ku janë shqyrtuar çështje të rëndësishme...

Mjeku për sulmin me thikë ndaj 27-vjeçarit në Prizren: Nuk mundëm ta shpëtonim, kishte lëndime në gjoks

Një 27 vjeçar e ka humbur jetën sot si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë pas përleshjes që ka ndodhur...

Lajmet e Fundit