3.1 C
Prizren
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Ballkani shpallet kampion, ky është reagimi i presidentit Kabashi

Ballkani e siguroi titullin e parë në histori të vet, derisa pas këtij suksesi ka reaguar edhe presidenti i klubit, Arsim Kabashi. Ky i fundit ka thënë se rrugëtimi deri të ky sukses historik nuk ka qenë aspak i lehtë, derisa ka falënderuar të gjithë për kontributin e dhënë në rrugëtimin e klubit deri me sot.

“Rrugëtimi deri në shpalljen kampion ishte i vështirë, duke na dhuruar shumë emocione të forta, ndonjëherë edhe zhgënjime të cilat janë pjesë përbërëse jo vetëm të futbollit por edhe të jetës në përgjithësi”, ka thënë Kabashi.

Postimi i plotë i Arsim Kabashit pa ndërhyrje:

Te dashur qytetarë të Suharekës!

Të dashur tifozë të FC “BALLKANI”!

Iu drejtohemi me sloganin që më se miri i pasqyron ndjenjat për vendin tonë:

“E KU KA MË MIRË SE NË VENDLINDJE…”!

Pa modesti e themi se si klub kemi bërë të pamundurën që t’ua shpërblejmë përkrahjen qytetarëve të komunës sonë dhe vet Komunës së Suharekës.

Këtë e kemi obligim moral për shkak se për klubin tonë që nga themelimi e deri më tani shumë gjenerata e breza me radhë kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm brenda mundësive e të cilat në shumë raste ishin shumë të vështira, sidomos gjatë periudhës së okupimit.

Më këtë rast falenderojmë të gjithë njerëzit vullnet mirë dhe afarist të cilët ndër vite dhe dekada e kanë mbajtur klubin që emri i tij të mos shuhet asnjëherë.

Në vecanti ndihemi falenderues dhe te priveligjuar pasi që neve familjes Kabashi na është dhënë mundësia ta menaxhojmë klubin, më cka është hapur një kapitull i ri, i cili rezultoi me sukses kulminant: hyrjen në eliten e futbollit kosovar dhe tani shpalljen kampion në republikën e Kosovës për herë të parë pas 75 viteve  të themelimit, dhe pjesëmarrjen nv gara të UEFA Champions League.

Rrugëtimi deri në shpalljen kampion ishte i vështirë, duke na dhuruar shumë emocione të forta, ndonjëherë edhe zhgënjime të cilat janë pjesë përbërëse jo vetëm të futbollit por edhe të jetës në përgjithësi.

Tri vitet e fundit kishin shumë ngjarje dhe dinamikë ku ne arrinim deri ne finale të kupës, por nuk e fitonim. Gjithashtu, kur arrinim deri tek kreu i tabelës ndërsa titulli na ikte nga duart. Megjithatë, të gjitha këto përpjekje e nganjëherë edhe zhgënjime asnjëherë nuk na kanë bërë që ne të dorëzohemi. Përkundrazi, ne ktheheshim edhe më të fortë dhe ja ku jemi tani duke përmbushur ëndrrat e shumë tifozëve tanë që nga themelimi i klubit në vitin e largët 1947.

Iu themi me shpirt gjithsecilit: Faleminderit që na keni besuar, përkrahur dhe duruar edhe atëherë kur nuk kemi përformuar sipas dëshirave tuaja dhe të klubit tonë! Tani kur klubi është në mesin e kampionëve të kontinetit të vjetër, të rangut më elitar të garave për klube, ju lutemi dhe ju ftojmë që të vazhdoni me përkrahje edhe në arenën ndërkombëtare, duke qenë prezent kudo që do të luajmë në Europë. Me këtë rast do të shfaqim së bashku kulturë sportive dhe pasionin tonë për lojën magjike të futbollit.

Faleminderit të gjjthë rivalëve tanë nga Superliga, FFK-së, komunës tonë të dashur, Policisë së Kosovës, Shërbimit Shëndetësor, futbollistëve, tifozëve, stafit teknik dhe stafit mbështetës.

Falenderim i veqant per familjen time që më kan mbështetur në format më të mira të mundshme .

Na priftë e mbara në nivelin tjeter, në UCL.

Tani ka filluar ora për klubin tonë!

Me respekt!
Arsim Kabashi
President FC Ballkani

Më Shumë

Prokuroria e Prizrenit mban takim pune me prokurorë, gjyqtarë, policë dhe avokatë

U.D. Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, me mbështetjen e OSBE-së ka organizuar tryezë diskutimi me prokurorë nga kjo prokurori, me gjyqtarë...

Gjashtë aktivistë të PDK-së kalojnë në Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka njoftuar për kalimin e gjashtë aktivistëve nga nëndega e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Arbanas në radhët e...

Lajmet e Fundit