11.7 C
Prizren
E shtunë, 2 Maj, 2026

Osmani përkujton komandant Drinin: Nderimi më i madh për të do të jetë kur autorët të dalin para drejtësisë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka përkujtuar në 23 vjetorin e vrasjes ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Ekrem Rexha, i njohur me nofkën “Drini”.

Osmani tha se nderimi më i madh për të do të jetë kur autorët të dalin para drejtësisë.

Presidentja më tej ka thënë se figura e komandant Drinit do të jetë përjetësisht.

“Komandant Drini ishte njeriu që kontributin e tij për luftën në radhët e UÇK-së u përpoq ta vazhdojë pas lufte në ndërtimin e paqes. Fatkeqësisht aktiviteti i tij për të mirën e vendit u ndërpre dhunshëm 22-vjet me parë. Kosova humbi njeriun që demonstroi vullnet dhe dashuri për këtë vend. Figura e tij do të jetë përjetësisht e nderuar. E nderimi më i madh për të do të jetë kur autorët të dalin para drejtësisë”. / PrizrenPress.com

May be an image of 2 people and text that says "UCK"

Më Shumë

Xheladini merr pjesë në hapjen e programit Zvicër–Kosovë 2026–2029, fton ambasadorin për vizitë në Dragash

Kryetari i Komuna e Dragashit, Bexhet Xheladini, ka marrë pjesë në eventin e organizuar nga Ambasada e Zvicrës në Kosovë për hapjen zyrtare të...

Zhduket një e mitur në Prizren

Nëna në Prizren ka raportuar se vajza e saj e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti është duke u...

Lajmet e Fundit