Shtëpia e familjes Bardhi në Prizren po i nënshtrohet restaurimit

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren njofton se kanë filluar punimet për restaurimin e shtëpisë së familjes Bardhi, e cila gjendet në zonën e VI-të, zonë e shfrytëzimit të përzier dhe e banimit në qendrën historike, respektivisht në rrugën “Mehemt Pasha” në Prizren.

Shtëpia e familjes Bardhi, bazuar në stilin arkitektonik, teknikës dhe materialit të ndërtimit, konsiderohet të jetë ndërtuar në shekullin XIX. Është ndërtesë dykatëshe, e ndërtuar me material prej guri dhe qerpiçi, të sistemit “bondruk” me trarëza prej druri. Shtëpia ka shërbyer gjatë gjithë kohës për funksion banimi, ndërsa së fundmi për një kohë të gjatë ka qenë e pabanueshme.

Sipas raporteve dhe hulumtimit që janë bërë gjatë inspektimit të kësaj ndërtese nga punonjësit profesional të Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, është konstatuar se pasi që për një kohë të gjatë nuk është investuar në mirëmbajtjen e saj, janë shfaqur shumë probleme në këtë ndërtesë të cilat mund ta rrezikojnë në tërësi atë.
Andaj marrë për bazë këtë fakt, nga QRTK Prizren është hartuar projekti i restaurimit dhe konservimit për tu bërë pjesë e programeve të financimit nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës./ PrizrenPress.com

Më Shumë

Komuna e Rahovecit ndan dekoratën “Ukshin Hoti” për Adem Demaçin

Në 83-vjetorin e lindjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, profesor Ukshin Hoti, Komuna e Rahovecit do të ndajë dekoratën “Ukshin Hoti”. Ceremonia e ndarjes së...

“Muzat e Vreshtave”, festivali kushtuar poetit Xhevdet Bajraj nis rrugëtimin në Rahovec

Rahoveci do të mirëpresë më 22 qershor Festivalin Poetik “Muzat e Vreshtave”, një manifestim kulturor që i kushtohet poetit të ndjerë Xhevdet Bajraj dhe...

Lajmet e Fundit