5.9 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Dënohen me nga 2 mijë euro gjobë tre të akuzuarit se rrahën të dëmtuarin në Bellanicë të Malishevës

Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë, i ka dënuar me nga 4 muaj burgim, V.Z, M.Z, dhe F.Z, për akuzën se në dhjetor të 2020-ës rrahën të dëmtuarin A.S në Bellanicë të Malishevës. Mirëpo, dënimi me pëlqimin e tyre iu është zëvendësuar me gjobë në shumën prej 2 mijë euro (secilit veç e veç).

Aktgjykimin ndaj tre të akuzuarve e shpalli gjyqtari Lulzim Paçarizi në seancën e së martës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve për vitin shkollor 2022- 2023

Sipas këtij aktgjykimi, dënimin me gjobë të akuzuarit duhet ta paguajnë në periudhën prej 90 ditësh dhe nëse i njëjti nuk paguhet, atëherë do të zëvendësohet me dënim me burgim, ku një ditë e burgimit do të llogaritet në shumën prej 20 euro.

Po ashtu, të akuzuarit janë të obliguar edhe në pagesën e paushallit gjyqësor në shumën prej 20 euro dhe taksën për kompensim të viktimave të krimit në shumë prej 30 euro.

Ndërsa, në mënyrë solidare të akuzuarit janë të obliguar ta paguajnë ekspertizën mjeko-ligjore në shumën prej 20 euro.

Ndryshe, të akuzuarit, V.Z, M.Z, dhe F.Z, në seancën e shqyrtimit fillestar të mbajtur më 5 maj 2022, janë deklaruar fajtorë për veprën penale që iu vihej në barrë, duke kërkuar falje dhe duke premtuar që në të ardhmen nuk do të kryejnë më vepër penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, më 12 gusht 2021, ka ngritur aktakuzë kundër V.Z, M.Z, dhe F.Z, me arsyetimin se të njëjtit, më 28 dhjetor 2020, në fshatin Bellanicë, të Komunës së Malishevës, në bashkëkryerje, duke përdorur mjete të rrezikshme i shkaktojnë lëndime të lehta trupore të dëmtuarit A.S.

Sipas aktit akuzues, të akuzuarit V.Z, M.Z, dhe F.Z, për shkak të disa mosmarrëveshje të mëhershme me të dëmtuarin A.S, dhe në ditën kritike të akuzuarit Z, të organizuar posa e vërejnë të dëmtuarin A.S i cili ndalet në një market për të blerë gjëra ushqimore, e sulmojnë fizikisht me mjete të forta druri dhe metalike, ku të dëmtuari A.S merr lëndime të lehta trupore në pjesë të ndryshme të trupit, lëndime këto të përcaktuara nga ekspertiza mjeko-ligjore.

Me këto veprime, të akuzuarit ngarkoheshin se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, nga neni 185, paragrafi 2, lidhur me paragrafin 1, nënparagraf 1.4, dhe lidhur me nenin 31 të Kodit Penal. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi shqyrton sfidat në aspektin e sigurisë në Prizren

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), i kryesuar nga Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, të mërkurën, ka mbajtur mbledhjen e radhës. Në...

SHMP “Lasgush Poradeci” shënoi Ditën e Shkollës

Shkolla e Mesme Profesionale “Lasgush Poradeci” në Kijevë organizoi sot një manifestim festiv me rastin e Ditës së Shkollës, ku mori pjesë edhe Kryetari...

Lajmet e Fundit