3.8 C
Prizren
E mërkurë, 6 Dhjetor, 2023

Postës së Kosovës lëshoi në qarkullim Pullat postare “Evropa 2022 – Tregime dhe Mite”

Me rastin e Ditës së Evropës, Filatelia e Postës së Kosovës lëshoi në qarkullim të rregullt emisionin e pullave postare të titulluar “Evropa 2022 – Tregime dhe Mite”, të cilat prezantojnë traditat popullore, si trashëgimi gojore nëpër kohëra të përcjella nga njëri brez te tjetri.

Skulptura e trishtë e një gruaje paraqet legjendën e Rozafës, e cila u sakrifikua që kalaja të qëndronte, e të mos prishej në vazhdimësi. Kërkesa e saj për t’ia lënë gjysmën e trupit jashtë murit të kalasë që ta ushqente dhe të kujdesej për fëmijën e vogël, është pikërisht ajo që e bëri të veçantë këtë kala.

Edhe sot e kësaj dite, në kopshte e në ara fshatarët vendosin një shëmbëlltyrë njeriu: me trup, krahë, këmbë dhe kokë, të veshur me rroba, më shpesh me rrecka. Gogomeli vihej për të pasur prodhime të mbara, por edhe për të trembur dëmtuesit e të mbjellave. Quhet edhe Plaku i Kopshtit, Plaka e Kopshtit, Nusja e Kopshtit, Surrati i Arës, Coli (Picar) etj.

Ndërsa, pamja e bllokut paraqet mitin për shkundjen e plakave. Sipas gojëdhënave, një plakë kishte shkuar në mal me bagëti për ta shijuar motin e mirë e të ngrohtë, me diell të pranverës së hershme. Ajo po përshëndetej me dimrin, kur dimri kishte kërkuar ditë hua nga shkurti, për ta ngrirë plakën që po e ngacmonte. Kështu që nga ajo kohë e hershme akoma buron ujë nga shkëmbi në formë të një plake, për të cilin thuhet se janë “lotët e plakës”.

Posta e Kosovës, përmes këtyre pullave postare të Filatelisë së saj, prezanton me krenari para botës trashëgiminë kulturore dhe shpirtërore të vendit tonë, si dhe promovon Republikën e Kosovës.

Më Shumë

Liria e kërkon shpëtimin me trajnerin e ri, Mirsad Jonuz

Liria është bërë sot me trajner të ri. Prizrenasit e kanë emëruar trajnerin, Mirsad Jonuz në krye të shtabit teknik. Me një përvojë në vende të...

Ballkani kërkon fitoren në ‘Air Albania’

Ballkani do të luajë këtë të enjte një sfidë shumë të vështirë në fushë dhe shumë domethënëse për vazhdimësinë e skuadrës në UEFA Europa...

Lajmet e Fundit