13.3 C
Prizren
E enjte, 16 Prill, 2026

Komuna e Prizrenit dhe Caritasi zviceran nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Kjo marrëveshje është arritur mes Caritasit zviceran (CaCH), komunës së Prizrenit, si dhe Drejtorisë Komunale të Arsimit në Prizren (DKA), në kuadër të projektit “Ndikimi i rinisë në mjedis” (YENI).

Qëllim i përgjithshëm i këtij projekti është përmirësimi i veprimit klimatik dhe mbrojtja e mjedisit në komunën e Prizrenit përmes angazhimit aktiv të të rinjve.

 

 

Disa nga rezultatet që pritet të arrihen nga ky projekt janë themelimi dhe fuqizimi i Klubeve ekologjike (Eko-klubet) në shkollat e mesme në Komunën e Prizrenit, ofrimi i moduleve trajnuese për këshillat e nxënësve dhe Eko-klubet, me qëllim të zhvillimit të kapaciteteve të tyre, hartimi dhe përgatitja e materialeve mësimore për ndryshime klimatike dhe mbrojtje të mjedisit.

Komuna dhe DKA do të ofrojnë mbështetjen e tyre me qasje dhe ofrim të të dhënave për realizimin e studimeve dhe hulumtimeve të tjera të ndërlidhura me projektin YENI, në mënyrë që të ketë një implementim sa më të suksesshëm të këtij projekti në komunën tonë.

Më Shumë

Policia shqipton mbi 2 mijë e 500 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2542 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit. Në 24 orët e fundit janë raportuar 31 aksidente...

“Eko Theranda” vazhdon pastrimin e detajuar pas largimit të mbeturinave në qytet

Ekipet e ndërmarrjes “Eko Theranda” kanë vijuar me aktivitetet e pastrimit dhe mirëmbajtjes së hapësirave publike, pas ndërhyrjes paraprake për largimin e mbeturinave nga...

Lajmet e Fundit