6.9 C
Prizren
E martë, 9 Dhjetor, 2025

Vehapi: Fitorja ime është e pastër si loti

IdrizVehapi-rahovec-pdkKryetari i Rahovecit, Idriz Vehapi nuk dëshiron t’i komentojë akuzat që ish-kryetari Smajl Latifi, ka bërë në drejtim të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçit, për blerjen e votave në këtë qytet. “Nuk kam asnjë koment për këto akuza”, tha Vehapi për “PrizrenPress”.

Ai tregon se fitorja e PDK-së në Rahovec, ka qenë shumë e pastër. “Fitore ma të pastër si në Rahovec, nuk ka pasur asnjë komunë tjetër në Kosovë”.

Ish-kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe Ministrinë e Bujqësisë për blerjen e votave në Rahovec.

“Ka pasur blerje të votave me anë të subvecioneve. Unë do të doja që ndonjë prokuror të më intervistonte dhe t’i tregoj faktet që kam”, ka thënë Latifi.

Kryeprokurori i rajonit të Prizrenit, Sylë Hoxhaj, ndërkaq ka paralajmëruar se do të fillojnë hetimet për akuzat që ish-kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka bërë publikisht për blerje të votave në drejtim të kryeministrit Hashim Thaçi. “Nëse ka bazë, ne do të nisim hetimet, këtu s’ka pardon”.

Kryetari i Rahovecit, Idriz Vehapi, fton Prokurorinë që t’i zhvillojë hetimet ndaj akuzave të ish-kryetarit  Smajl Latifi.

“Është detyrë e Prokurorisë që t’i zhvillojë hetimet për këto akuza. Fitorja e PDK-së në Rahovec ka qenë e pastër,prandaj është mirë që kjo të zbardhet edhe nga Prokuroria”./PrizrenPress.com/

 

 

Më Shumë

Vranët e shi, ky është moti për sot

Për ditën e sotme parashihet mot me vranësira dhe herë pas here me riga shiu. Siç ka bërë të ditur Instituti Hidrometerologjik,temperaturat minimale do arrijnë...

Nëna e Shpat Kasapit flet mes dhimbjes për humbjen e të birit: Nuk kam fjalë, ishte gjysma ime

Nëna e këngëtarit të ndjerë, Shpat Kasapi, ka folur publikisht pas ndarjes së tij të parakohshme nga jeta, duke dhënë një mesazh të thellë...

Lajmet e Fundit