LDK për ministrin Latifi: Rezultatet konkrete të tij ishin vetëm ardhje-vajtjet jashtë vendit

“Janë bërë gjashtë muaj prej se kur Rifat Latifi është emëruar në krye të Ministrisë së Shëndetësisë. Rezultatet e vetme konkrete deri më tani janë vetëm ardhje – vajtjet e ministrit jashtë vendit”, ka njoftuar LDK.

LDK ka theksuar se ministri Latifi shumicën e kohës së tij po e kalon jashtë Kosovës, edhe pse vendi ynë është duke u përballur me probleme të mëdha në sistemin shëndetësorë.

“Vetëm në gjashtë mujorin e parë të qeverisjes së tij, mbi 1000 punëtor shëndetësorë kanë mbetur tash e tre muaj pa paga; 45 mjek kanë ikur nga Kosova vetëm për një muaj; tash e një vit Ministria e Shëndetësisë nuk ka hapur asnjë konkurs për specializime nga fusha e mjekësisë, ndërsa vetëm për dy muaj mbi 200 qytetarë të vendit tonë, kanë kërkuar shërim jashtë vendit”, thuhet në njoftimin e LDK-së

Më Shumë

Kryeprokurori i Prizrenit priti në takim pune përfaqësues të Ambasadës Britanike

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren,Petrit Kryeziu, priti sot në takim përfaqësues nga Ambasada Britanike, Alan Edwards, mentor për Ekipet e Përbashkëta Hetimore (JIT),...

Prizreni pret takimin trepalësh të Avokatëve të Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Institucioni i Avokatit të Popullit të Kosovës do të mbajë sot në Prizren takimin trepalësh të Avokatëve të Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë...

Lajmet e Fundit