Pastrohet pjesa e lumit afër pishinave në fshatin Banjë të Malishevës

Në kuadër të realizimit të programit për pastrimin e ambientit në vendbanimet e komunës së Malishevës, të enjten është bërë pastrimi i pjesës së lumit Mirusha, afër pishinave në fshatin Banjë, ku janë larguar mbeturinat dhe është pastruar pjesa e rrjedhës së lumit.

Pastrimi është bërë nga ana e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, në bashkëpunim edhe me Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, përkatësisht njësia e zjarrfikësve dhe shpëtimit, të cilët kanë asistuar në pastrimin e lumit.
Aksionin në këtë pjesë të lumit, e kanë parë nga afër nga afër edhe drejtorët e drejtorive të shërbimeve publike dhe të mbrojtjes dhe shpëtimit, Rifat Mazreku dhe Shqipron Shala.

Drejtori Mazreku, ka thënë se ky aksion është pjesë e aksionit për pastrimin e ambientit në territorin e komunës së Malishevë, ndërsa ka shtuar se kjo zonë është edhe zonë turistike, vendi më i vizituar gjatë sezonit turistik./ PrizrenPress.com

Më Shumë

Përplaset me trotinet një këmbësor në Prizren, i lënduari dërgohet në QKUK

Një aksident trafiku me lëndime të rënda është regjistruar në Prizren, ku janë përfshirë një trotinet dhe një këmbësor. Sipas burimeve të Sinjalit, aksidenti ka...

Mbi 12 mijë turistë u futën në Shqipëri në 12 orët e fundit

Pika kufitare e Morinës po përballet me fluks të lartë lëvizjesh, ndërsa qindra pushues nga Kosova dhe vendet e rajonit kanë zgjedhur bregdetin shqiptar...

Lajmet e Fundit