Komuna e Prizrenit nderon 27 martirët e Lagjes së Trimave

Në nderim të 27 martirëve të Lagjes së Trimave (Tusus), në Prizren, në emër të kryetarit Shaqir Totaj, përfaqësues të Komunës bënë homazhe dhe vendosën kurora lulesh pranë lapidarit të martireve dhe varrezave të tyre në këtë lagje.

Më 26 Maj 1999, forcat serbe treguan barbarinë e tyre duke i vrarë 27 civilë të pafajshëm dhe i dogjën 245 shtëpi. Tususi, ishte baza e qelizave të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Prizren.

“Gjithmonë mirënjohës ndaj viktimave të luftës, të cilat janë themeli i shtetit tonë. Lavdi!”, thuhet në njoftim./ PrizrenPress.com

Më Shumë

Laura Fazliu në luftë për medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka siguruar mundësinë për të luftuar për medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026, pas një paraqitjeje të mirë...

KF Drini i Bardhë vazhdon bashkëpunimin me trajnerin Robert Gjeraj

Klubi i Futbollit KF Drini i Bardhë i Hasit ka njoftuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Robert Gjeraj edhe për sezonin e ardhshëm. Sipas njoftimit...

Lajmet e Fundit