Ylli e fiton me lehtësi ndeshjen e dytë finale ndaj Trepçës në “Minatori”

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Trepçës edhe në ndeshjen e dytë të serisë finale në Superligën e Kosovës në basketboll.

Pas fitores në Suharekë, skuadra e drejtuar nga Adis Beciragic sonte triumfoi edhe në udhëtim, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e zhvilluar në palestrën sportive “Minatori” përfundoi me rezultatin 46:60.

Henrik Sirko me 13 pikë dhe Mikaile Tmusic me 12 sosh, ishin dy basketbollistët më të dalluar në fitoren e skuadrës nga Suhareka.

Kurse, te mitrovicasit u dallua Andrew Gordon me 15 pikë.

Ndeshja e radhës do të zhvillohet në Suharekë. Skuadra që regjistron e para tri fitore, shpallet kampione për sezonin 2021/22.

Ylli tani po udhëheq 2:0 në këtë seri finale. /Gazeta Express/

Më Shumë

Adnan Kanuriq zyrtarizohet te Malisheva

FC Malisheva ka arritur marrëveshje me portierin Adnan Kanuriq, i cili tash e tutje do të jetë pjesë e skuadrës dhe do të mbrojë...

DokuFest shpall 10 projektet e përzgjedhura për Short Film Forum 2026

DokuFest ka bërë të ditur përzgjedhjen e dhjetë projekteve që do të marrin pjesë në edicionin 2026 të Short Film Forum, i cili do...

Lajmet e Fundit