Kroos nervozohet me pyetjet e gazetarit

Real Madrid-I fitoi për herë të 14-të Ligën e Kampionëve, duke e mposhtur të shtunën mbrëma Liverpool-in në finale me rezultat minimal 1:0.

Pas ndeshjes, gëzimi ishte i madh te lojtarët e Real-it, por për futbollistin, Toni Kross, disi festa u ndërprë për pak momente, pasi ai u ballafaqua në një shkëmbim fjalësh me një reporter.

Gazetari në fjalë nga mediumi gjerman, “ZDF” e pyeti Kroos-in nëse ishte i befasuar për dominimin e Liverpool-it në këtë ngjarje, pasi ata regjistruan 24 goditje në portë ndaj nëntë të madrilenëve.

 

Duket qartë se gjermani po acarohej dhe e humbi durimin ndërsa gazetari vazhdoi me të njëtat pyetje.

Kroos më pas i nervozuar kthehet duke i thënë: “Kishit 90 minuta për të menduar për pyetje të arsyeshme, sinqerisht. Tani më bëni dy pyetje të tilla m***”.

“Dy pyetje negative, mund të thuash menjëherë se je gjerman”, tha Kroos pas ndeshjes.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Incident në Prizren: Turistja japoneze lëndohet pas përplasjes me qen endacak gjatë vizitës kulturore

Gjatë një turi kulturor në qytetin e Prizrenit, një vizitore nga Japonia ka pësuar lëndime pasi është rrëzuar si pasojë e një incidenti me...

Junior 06 afër titullit, kalon në epërsi 2–0 në finalen e Play Off-it U16

Skuadra e vajzave U16 e Junior 06 Moni Bau ka hedhur një hap të madh drejt titullit kampion në Play Off, pasi ka shënuar...

Lajmet e Fundit