6 C
Prizren
E shtunë, 28 Mars, 2026

Lufta në Ukrainë: Jeta e vështirë në Mariupol pas pushtimit rus

Qytetarët kanë nisur të dalin në rrugët e Mariupolit, një qytet në jug të ukrainës, cili u godit rëndë nga forcat ruse dhe tashmë është në kontrollin e tyre të plotë.

Të hënën banorët shihen teksa karikojnë pajisjet e tyre në stacione ku ka energji elektrike dhe duke shkëmbyer rroba dhe ushqime në tregjet e improvizuara.

Ndërsa një autobus i instaluar nga Rusia në të cilën ndodhet një ekran gjigant transmeton një program televiz nga një kanal shtetëror rus.

Liuba një banore e Mariuploit mban syze dielli dhe një kapele për ta mbrojtur nga dielli dhe thotë se është atje për të karikuar celularin e saj.

Ajo ka vendosur të mos largohet nga qyteti dhe pse banesa e saj është shkatërruar plotësisht.

“Nuk ka energji elektrike, nuk ka ujë – gjërat janë shumë të vështira sigurisht,” shpjegon ajo.

Një banor tjetër i zonës Nikolai shprehet se dhe ai është aty për të karikuar telefonin.

Asnjëri prej banorëve nuk dëshiron të tregojnë mbiemrin.

Disa banorë blejnë produktet thelbësor që i fusin në kutia që mbajnë simbolin karakteristik pro-rus ‘Z’.

Të tjerët kanë ngritur tezga për shitje ose shkëmbejnë produkte si perime dhe artikuj veshjeje.

Një grua e cila preferon të jetë anonim tha se pas luftës dhe plaçkitjes që ndodhi në qytet kishin mbetur pak produkte.

Rusia mori kontrollin e plotë të Mariupolit në fillim të këtij muaji kur më shumë se 2400 luftëtarë ukrainas u dorëzuar.

Ata strehoheshin brenda fabrikës së rrethuar të çelikut Azvostal.

Pushtimi i Mariupolit nga Moska e ndihmoi atë të siguronte kontrollin e plotë të Detit Azov dhe të ndërtonte një urë tokësore që lidh Rusinë kontinentale me Krimenë, të cilën ajo e aneksoi nga Ukraina në vitin 2014.

Më Shumë

Suharekë, homazhe në kujtim të viktimave të familjes Berisha

Në përkujtim të një prej ngjarjeve më të dhimbshme të luftës në Kosovë, sot u zhvilluan homazhe në nder të viktimave të familjes Berisha....

Dorëzohet në polici personi i kërkuar në Suharekë

Sot, rreth orës 19:30, në stacionin policor të Suharekës është dorëzuar i dyshuari Fazli Ndrecaj, i cili kishte qenë në kërkim. I dyshuari është paraqitur...

Lajmet e Fundit