11.3 C
Prizren
E shtunë, 8 Nëntor, 2025

Quni: Institucionet e sigurisë të kenë kujdes të veçantë, Rusia nuk e do Serbinë vetëm për miqësi emocionale

Anëtari i Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, Anton Quni ka folur për situatën e sigurisë në vend.

Quni në RTV Dukagjini ka thënë se situata e sigurisë në Kosovë është në nivelin e duhur por sipas tij janë disa momente kur situata mund të evoluojë, siç është edhe rasti me luftën në Ukrainës.

“Duke pasur parasysh lidhjet historike dhe kulturore mes Serbisë dhe Rusisë, e situatën në Ukrainë, ne duhet të kemi një kujdes të veçantë nga tendencat e tyre për të shkaktuar ndonjë destabilizim të Kosovës”.

Deputeti i LDK-së thotë se Rusia nuk kërkon nga Serbia vetëm miqësi emocionale.

“Rusia kërkon nga Serbia që në këtë miqësi, kjo e fundit të jetë e varur edhe nga interesat ruse”.

Quni thotë se Rusia qysh në fillim të agresionit mbi Ukrainën ka tentuar që disa shtete me të cilat ka miqësi t’i vendos në shërbim për të shpërqendruar vëmendjen nga Ukraina./Telegrafi/

Më Shumë

Ballkani ngec në Drenicë, humb 2-0

Drenica ka fituar 2-0 ndaj Ballkanit në xhiron e 13-të të Superligës së Kosovës në futboll. Vendësit fituan me dy gola të shpejtë në minutat...

Dërgohet pa shenje jete një person në spitalin e Prizrenit

Është dërguar pa shenja jete një person në spitalin e Prizrenit. Policia po e heton këtë rast, derisa sipas mjekur, dyshohet që është vdekje natyrale. "Raportohet...

Lajmet e Fundit