Shqipëria në zi, sot i jepet lamtumira e fundit ish-presidentit Nishani

Sot do t’i jepet lamtumira e fundit ish-presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani. Sipas protokollit zyrtar, prej orës 10:00 deri në ora 12:00 do të zhvillohet ceremonia e homazheve në mjediset e Presidencës.

Më pas trupi i pajetë do të drejtohet drejt varrezave të Sharrës ku do të prehet ish-presidenti.

Këshilli i Ministrave të Shqipërisë shpalli ditën e sotme ditë zie kombëtare. Sipas vendimit të qeverisë, në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë.

Nishani u nda nga jeta pesë ditë më parë në një spital në Gjermani ku ishte shtruar prej javësh. Ai vuante nga një sëmundje autoimune e mëlçisë dhe pasojat që i la COVID-19, fatkeqësisht, e përkeqësoi gjendjen e tij.

Trupi i pajetë i ish-presidentit Nishani mbërriti në atdhe në orët e para të së mërkurës, ndërsa në sallën “Skënderbeu” në Presidencë, gjatë ditës së djeshme janë mbajtur homazhe.

Më Shumë

Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë për shitblerje të narkotikëve ndaj shtetasit të Shqipërisë

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër Z.D., shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili gjendet nën masën e paraburgimit,...

Mbi 12 mijë turistë u futën në Shqipëri në 12 orët e fundit

Pika kufitare e Morinës po përballet me fluks të lartë lëvizjesh, ndërsa qindra pushues nga Kosova dhe vendet e rajonit kanë zgjedhur bregdetin shqiptar...

Lajmet e Fundit