Tetë muaj burgim personit që rrahu nënën e tij në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren e ka dënuar të enjten me tetë muaj burgim të akuzuarin GJ.B., për veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.

Sipas njoftimit të Gjykatës, i dënuari ushtroi dhunë fizike ndaj nënës së tij në maj të vitit 2018.

“Në maj të vitit 2018, në Prizren, në shtëpinë e përbashkët familjare, i akuzuari Gj.B., i shkakton lëndime trupore të dëmtuarës – nënës së tij (viktimë e ndjeshme), në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje paraprake, pasi që i pandehuri fjaloset me motrat e tij, e dëmtuara – nëna e të pandehurit ndërhyn me qëllim të qetësimit të situatës, atëherë e dëmtuara sulmohet fizikisht nga i akuzuari GJ.B., me të cilat veprime të dëmtuarës i shkaktohen lëndime trupore të konstatuara me ekspertizë mjeko ligjore”, thuhet në njoftim.

Palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

Më Shumë

Biblioteka e Prizrenit shënon 1 Qershorin me aktivitet festiv për fëmijë

Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, kopshti “Perspektiva”, në bashkëpunim me Bibliotekën e Qytetit të Prizrenit, organizoi një aktivitet të...

Aktakuzë ndaj shoferit që goditi për vdekje një 34-vjeçar në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet D.D, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”. Sipas aktakuzës, më 18 mars...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit